|
Bushi kërkon zgjidhje diplomatike për Iranin | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Bush thotë se diplomacia mbetet rruga më e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor. Ai tha se diplomacia ishte alternativa 'numër një'. Ndërkohë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë citohen të kenë thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i përgjigjen me shkrim letrës që presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i dërgoi të hënën presidentit Bush. Në këtë letër zoti Ahmadinexhad shkruante se demokracia dhe fryma liberale perëndimore kishin dështuar dhe kishin filluar të shembeshin. Ai shkruante gjithashtu se veprimet e Amerikës në disa vende të tjera kishin shkaktuar gjakderdhje ndër njerëzit e pafajshëm. Në reagimin e saj, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rice, tha se letra nuk e trajtonte çështjen e programit bërthamor në një mënyrë konkrete. Ajo tha se Irani duhet t'i bindet bashkësisë ndërkombëtare. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||