|
SHBA shpërfill rëndësinë e letrës nga Teherani | |||||||||||||||||||||||
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ka marrë një letër me 18 faqe nga presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad. Kjo është edhe forma e parë e komunikimit e një presidenti iranian me homologun e tij amerikan që prej revolucionit islamik të viitit 1979. Shtëpia e Bardhë, tha se në letër nuk adresoheshin shqetësimet amerikane lidhur me programin bërthamor të Iranit. Letra u dërgua disa orë përpara fillimit të takimit në Nju Jork të ministrave të jashtëm nga Këshillit të Sigurimit. Ata do të dikstutojnë për masat e mundshme ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor. Edhe përpara dorëzimit të letrës, zyrtarë të lartë amerikanë ishin duke nënvlerësuar rëndësinë e saj. John Bolton, ambasasdori amerikan në Kombet e Bashkuara, shprehu skepticizëm. Ai tha se ishte një veprim tipik iranian, që sa herë përballej me presion ndërkombëtar, përpiqet të hedhë rërë në sytë e rivalëve. Tani që Shtëpia e Bardhë e ka lexuar përmbajtjen e letrës, është edhe më shumë mospërfillëse. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se letra nuk shtronte për diskutim çështje të një rëndësie të madhe. Zyrtarët thanë se ajo nuk i referohej shqetësimeve kryesore që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit, mbështetjen e tij ndaj terrorizmit dhe nivelin e të drejtave të njeriut. Zyrtarët thanë se letra ishte më tepër një tregim i gjatë dhe i gjerë historik. I pyetur nëse SHBA-ja Iiishte përgjigjur letrës, zyrtari tha 'Jo'. Letra pritet të jetë edhe objekt bisedimesh në takimin e ministrave të jashtëm të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork. Rusia dhe Kina nuk janë në favor të kërcënimit të Iranit përmes sanskioneve. Drejtori amerikan për Shërbimin e Brendshëm sekret, John Negroponte, duke komentuar për kohën, në të cilën kishte ardhur letra, tha se ajo ngrinte pyetje nëse kishte apo jo si qëllim të influenconte debatin në Nju Jork. | LOKALE Ahmadinexhad i dërgon letër Bushit08 maj 2006 | Faqja Kryesore Irani sulmon rezolutën e OKB-së05 maj 2006 | Faqja Kryesore El Baradei paraqet raportin për Iranin 28 prill 2006 | Faqja Kryesore Irani ka injoruar kërkesat e ndërkombëtarëve28 prill 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||