BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 09 maj 2006 - 15:29 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ahmadinexhad sulmon Bushin
Sekretarja amerikane e shtetit, Rice
Rice thotë se Irani duhet t'i bindet bashkësisë ndërkombëtare
Kanë dalë hollësitë e para për letrën që presidenti i Iranit, Ahmadinexhad, i dërgoi homologut të tij amerikan, Xhorxh Bush, në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Në letër, zoti Ahmadinexhad mbron kërkimet shkencore si një e drejtë bazë e çdo kombi.

Ai shkruan gjithashtu se veprimet e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit kishin shkaktuar gjakderdhje ndër njerëzit e pafajshëm dhe e pyet presidentin Bush nëse vërtetë mendon se mund të vazhdojë me këtë politikë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rice tha se letra nuk e trajtonte çështjen e programit bërthamor në mënyrë konkrete.

Ajo tha se Irani duhet t'i bindet bashkësisë ndërkombëtare.

"Është koha që bashkësia ndërkombëtare të bashkohet dhe t'ua thotë shumë qartë iranianëve, se Irani duhet t'i pranojë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. Iranianët mund të kenë një program bërthamor për qëllime civile, por ata duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë që të jenë të besueshëm para bashkësisë ndërkombëtare, se nuk po përpiqen të prodhojnë një armë bërthamore nën petkun e energjisë bërthamore për qëllime civile."

Nga ana e saj, Kina thotë se mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Iranit kanë hyrë në një fazë shumë të rëndësishme.

Pekini i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë fleksibilitet.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>