BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 02 qershor 2006 - 06:03 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani me bombë bërthamore 'për dhjetë vjet'
Këshilli i Sigurimit i OKB
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për të bindur Iranin të ndërpresë ambiciet bërthamore, kreu i shërbimeve sekrete në SHBA ka akuzuar Iranin se është sponsori kryesor i terrorizmit.

John Negroponte i tha BBC se Irani aktivisht po kërkonte të siguronte armë bërthamore dhe ndoshta mund ta arrijë këtë brenda 5-10 viteve të ardhshme.

Ky paralajmërim vjen në kohën kur në Vjenë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania ranë dakord për një paketë stimujsh që kanë si qëllim të nxisin Iranin të ndalojë programin bërthamor.

Duke folur pas një takimi në Vjenë, sekretarja e jashtme britanike, Margharet Beckett tha se komuniteti ndërkombëtar dëshironte të rifillonte negociatat me Iranin, nëse ai pezullonte pasurim të uraniumit.

Zonja Beckett tha se do të kishte përfitime të mëdha për Iranin, nëse ai binte dakord të pezullonte pasurimin.

Mesazhi për Iranin, megjithatë është i qartë. Ndalo pasurim të uraniumit.

Ka shqetësime se puna pasuruese e uraniumit mund të jetë pjesë e një programi sekret armësh bërthamore - një akuzë që Teherani nuk e pranon.

Gjashtë fuqitë e botës i kanë ofruar Iranit bisedime dhe përfitime të dukshme, nëse ai bie dakord dhe kanë kërcënura nga ana tjetër veprime të mëtejshme në Këshillin e Sigurimit të OKB, nëse ai nuk e bën këtë gjë.

Detaje të paketës do të bëhen të ditura sapo t'i prezantohen iranianëve.

Kjo pritet të ndodhë në ditët e ardhshme, ndoshta në një takim të nivelit të lartë të diplomatëve evropianë dhe iranianë.

Irani ka shprehur dëshirë të mbajë bisedime, por këmbëngul se ka të drejtë të vazhdojë me pasurim të uraniumit për qëllime paqësore.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>