|
Rezoluta e OKB-së i vë një muaj afat Teheranit | |||||||||||||||||||||||
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë, ka miratuar të hënën një rezolutë, ku Iranit i jepet një muaj afat për të përmbushur kërkesat rreth programit bërthamor. Në rezolutë i bëhet thirrje Teheranit që të pezullojë procesin e pasurimit të uraniumit dhe të lejojë inspektimin ndërkombëtar të programit të tij bërthamor. Në të kundërt, vendi do të përballet me masa të mundhsme nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Britania, Shtete e bashkuara dhe vende të tjera thonë se masat mund të jenë sanksione ekonomike. Nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, vetëm Katari votoi kundër. 'Afat' Në qershor, shefi i Be-së për Politikë të Jashtme, Javier Solana, i ofroi Iranit një paketë me nxitës në fushën ekonomike dhe atë shkencore në këmbim të hapjes së programit të vet bërthamor për kontroll publik dhe ndërkombëtar. Por Teherani ende nuk ka reaguar. KS po i thotë iranianëve ta pranojnë këtë paketë deri në fund të gushtit, ose në të kundërtën të përballen me masa të paspecifikuara, të cilat mund të përfshijnë dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike. Rusia dhe Kina argumentuan kundër përmendjes së sanksioneve në rezolutën që sapo është miratuar. Të dy këto vedne, duan që Irani të pranojë ofertën që i është bërë dhe t'i provojë botës se bota kërkon që programi i tij bërthamor të përdoret për të prodhuar energji elektrike dhe jo bomba bërthamore. Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike thotë se ka nevojë për më shumë akses në hulumtimet bërthamore të Iranit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||