|
Irani i përgjigjet me kusht ftesës amerikane | |||||||||||||||||||||||
Irani i është përgjigjur ofertës për negociata direkte me SHBA-në duke thënë është gati të zhvillojë bisedime, por nuk do ta ndërpresë procesin e pasurimit të uraniumit. Ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki, tha se vendi i tij dëshironte të diskutonte për shqetësimet e përbashkëta, por nuk pranon të heqë dorë nga e drejta për të pasuruar uraniumin. Zoti Mottaki tha SHBA-ja duhet te ndryshojë sjellen nëse dëshiron marrëdhënie të reja me Iranin. Tre javë më parë presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, i shkroi një letër presidentit Bush, dhe ky ishte komunikimi i parë zyrtar mes dy udhëheqësve që prej vitit 1980. Vendet evropiane e mirëpritën ofertën amerikane për t'iu bashkuar bisedimeve direkte me Iranin, nëse ky i fundit ndërpret pasurimin e uraniumit. Franca, Britania dhe Gjermania, që drejtojnë negociatat thanë se shpresojnë që Irani të njohë rëndësinë që ka ndryshimi në politikën e amerikane dhe të përgjigjet pozitivisht. Oferta amerikane erdhi përpara fillimit të takimit në Vjenë të ministrave të jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë Në takim do të bëhet përpjekje për të finalizuar planet për të bindur Iranin që të ndalojë disa pjesë të programit të tij bërthamor. Chris morris njofton Vendet evropiane e mirëpritën ofertën amerikane për t'iu bashkuar bisedimeve direkte me Iranin, nëse ky i fundit ndërpret pasurimin e uraniumit. Franca, Britania dhe Gjermania, që drejtojnë negociatat thanë se shpresojnë që Irani të njohë rëndësinë që ka ndryshimi në politikën e amerikane dhe të përgjigjet pozitivisht. Oferta amerikane erdhi përpara fillimit të takimit në Vjenë të ministrave të jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë Në takim do të bëhet përpjekje për të finalizuar planet për të bindur Iranin që të ndalojë disa pjesë të programit të tij bërthamor. Takimi do të drejtohet nga ministrja e jashtme britanike, Margaret Beckett. Oferta amerikane i është bashkangjitur paketës së masave që u propozuan që prej fillimit nga fuqitë evropiane, dhe për të cilën do të diskutojnë të enjten ministrat e jashtëm. Në të përfshihen edhe oferta nxitëse për Iranin, si garanci për shfrytëzimin e teknologjisë që duhet për programin bërthamor civil. Nga ana tjetër do të ketë edhe kërcënime me sanksione, nëse iranianët refuzojnë të përmbushin kërkesat ndërkombëtare. Fuqitë e mëdha kanë qënë prej javësh të angazhuara tej mase me përmbajtjen e këtij plani, ndërsa aktiviteti diplomatik ka arritur nivelin më të lartë. Ditët e fundit presidenti Bush ka biseduar me presidentin Putin, presidentin Chirac dhe kancelaren Merkel me qëllim që të nxisë një front të bashkuar për çështjen e Iranit. Amerikanët dhe aleatët e tyre kanë frikë se vullneti i Iranit për të çuar përpara tekonologjinë bërthamore fsheh sekretin e një programi të ndërtimit të armëve bërthamore. Por ata e kanë patur të vështirë të bindin Rusinë dhe Kinën që kërcënimi me sanskione është i drejtë. Deri tani, është shënuar përparim, por në Vjenë ka nevojë për negociata të vazhdueshme përpara se propozimet t'i dërgohen Iranit. | LOKALE SHBA vë kushte për bisedime me Iranin 31 maj 2006 | Faqja Kryesore Shqetësimet për energjinë dominojnë samitin BE-Rusi25 maj 2006 | Faqja Kryesore Takim në Londër për Iranin24 maj 2006 | Faqja Kryesore SHBA shpërfill rëndësinë e letrës nga Teherani09 maj 2006 | Faqja Kryesore Ahmadinexhad sulmon Bushin09 maj 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||