|
Takim në Londër për Iranin | |||||||||||||||||||||||
Kryenegociatorët nga pesë vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bashkë me Gjermanisë takohen në Londër për të diskutuar mënyrat për të nxitur Iranin që të heqë dorë nga programi bërthamor. Britania, Franca dhe Gjermania pritet të prezantojnë një propozim ku përfshihet një paketë përfitimesh në fushën e tregtisë, teknologjisë dhe sigurisë për Iranin, nëse ky pranon të bindet. Një korrespondent i BBC-së thotë se SHBA-ja ndoshta nuk e mbështet planin, për shkak të kërcënimeve të fundit të Iranit mbi Izraelin. Në projekt përfshihen gjithashtu sanksione të mundshme, nëse Irani nuk e pranon ofertën. Korrespondentët thonë se ka diçka në propozim që mund të kundërshtohet nga Rusia dhe Kina. Ndërkohë gazeta amerikane The Washington Post ka njoftuar se Irani ka kërkuar përmes ndërmjetësve bisedime direkte për programin bërthamor. Kjo kërkesë vjen pas letrës që presidenti Ahmadinexhad i dërgoi në fillim të këtij muaji presidenti Bush. | LOKALE SHBA shpërfill rëndësinë e letrës nga Teherani09 maj 2006 | Faqja Kryesore Bushi kërkon zgjidhje diplomatike për Iranin 09 maj 2006 | Faqja Kryesore Ahmadinexhad i dërgon letër Bushit08 maj 2006 | Faqja Kryesore Irani sulmon rezolutën e OKB-së05 maj 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||