BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 31 maj 2006 - 17:56 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
SHBA vë kushte për bisedime me Iranin
Condoleezza Rice
Condoleezza Rice
Condoleezza Rice i ka bërë një ofertë të re shumë të rëndësishme Iranit.

Në një fjalim në Uashington, ajo tha se SHBA-ja do të ulet në tavolinë- siç u shpreh ajo- me përfaqësuesit e Iranit.

SHBA-ja nuk ka patur marrëdhënie diplomatike me Iranin që nga viti 1979 dhe shumë pak kontakt zyrtar. Por oferta e Amerikës për bisedime të drejtëpërdrejta ka një kusht shumë të rëndësishëm.

Irani- tha sekretarja e shtetit- fillimisht duhet të heqë dorë nga aktiviteti i tij bërthamor dhe aktivitetet e pasurimit, aktivitete këto që SHBA-ja dhe shumë vende të tjera perëndimore besojnë se mund të çojnë në prodhimin e armëve bërthamore.

Megjithatë brenda Uashingtonit këtë e konsiderojnë si një ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane, veprim që e vë theksin më shumë tek diplomacia sesa tek konfrontimi në marrëdhëniet me Iranin.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>