|
Chirac sugjeron dialog me Iranin | |||||||||||||||||||||||
Presidenti francez, Jacques Chirac, është shprehur kundër dërgimit të çështjes së programit bërthamor të Iranit në Këshillin e Sigurimit. Ndërsa Këshilli pritet të mblidhet së shpejti për të konsideruar mundësinë e sanksioneve, zoti Chirac tha se negociatat janë e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje: të dy palët duhet të vendosin një kalendar bisedimesh dhe të bëjnë lëshime. "Gjatë këtyre bisedimeve, unë sugjeroj që gjashtshja nga njëra anë të heqë dorë nga referimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit, dhe Irani nga ana tjetër duhet të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit gjatë periudhës së negociatave," tha yoti Chirac. Presidenti francez tha se ideja e vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit nuk duhet përjashtuar, megjithëse ai nuk mendon se ato janë zgjidhja më e mirë. "Unë asnjëherë nuk jam në favor të sanksioneve, nuk kam parë ndonjëherë që sanksionet të jenë efikase," tha ai. "Unë nuk them se ne nuk duhet të shkojmë deri në atë pikë sa të vendosim sanksione, që duhet të jenë të moderuara dhe në masën e duhur - por asnjë gjë nuk është më e vlefshme se dialogu," tha presidenti francez. Një propozim i ngjashëm po ndiqet edhe në bisedimet e negociatorit evropian, Javier Solana, me Iranin. Por një korrespondent i BBC-së thotë se Shtetet e Bashkuara po shprehin gjithnjë e më shumë mungesë padurimi me paqartësinë e synimeve të Iranit. | LOKALE Irani dhe Venezuela forcojnë lidhjet18 shtator 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||