BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 18 shtator 2006 - 06:38 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani dhe Venezuela forcojnë lidhjet

Chavez dhe Ahmedinejad
Chavez dhe Ahmedinejad vlerësuan në Karakas politikat e njëri-tjetrit
Venezuela dhe Irani kanë nënshkruar një seri marrëveshjes dypalëshe për të forcuar më tej marrëdhënien e ngushtë mes tyre.

Presidentët Chavez dhe Ahmedinejad bënë deklarata të përbashkëta në kryeqytetin e Venezuelës Karakas.

Megjithë barrierat kulturore dhe gjuhësore, presidenti Ahmedinejad dhe mikëpritësi i tij venezuelian janë duke kënduar nga e njëjta faqe e librit të muzikës.

Ka patur shumë bisedime mes të dy zyrtarëve lidhur me krijimin e një bote pa dominancën e një fuqie të vetme.

Presidenti Chavez vlerësoi formën islamike të qeverisë në Iran dhe tha se ishte koha që Islami të mos më demonizohej si fe në botë.

Zoti Ahmedinejad tha se të gjithë njerëzit i luteshin të njëjtit zot.

Ty dy udhëheqësit e cilësojnë veten si revolucionarë dhe 29 marrëveshjet që kanë nënshkruar, janë sipas tyre të dizenjuara për të çuar përpara revolucionet.

Marrëveshja përfshin edhe krijimin e një komanie të përbashkët çeliku dhe përpurnimi nafte, një firmë e përbashkët për nxjerrjen e naftës dhe një fond që kap vlerën e 2 miliardë dollarëve.

Kësaj i shtohet fakti se Irani dhe Venezuela pritet të fillojnë edhe ndërtimin e një fabrike për prodhimin e makinave familjare të lira, të cilat do të synojnë tregun e vendeve në zhvillim.

LOKALE
Presidenti Chavez blen armë në Rusi
27 korrik 2006 | Faqja Kryesore
Takim i Mercosur-it në Argjentinë
22 korrik 2006 | Faqja Kryesore
Rritet tensioni mes SHBA-së dhe Venezuelës
08 prill 2006 | Faqja Kryesore
Skadon afati i OKB-së për Teheranin
31 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Irani sfidues ndaj OKB
21 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>