|
Skadon afati i OKB-së për Teheranin | |||||||||||||||||||||||
Agjencia atomike e OKB thotë se Irani nuk ka pezulluar programin e vet pasurues të uraniumit, megjithëse afati përfundimtar i dhënë nga Këshilli i Sigurimit për të ndaluar pasurimin ka përfunduar. Raporti thotë se pasurimi i uraniumit po vazhdon në Iran, por se është i kufizuar. Raporti gjithashtu thotë se pyetje të reja kanë dalë lidhur me shtrirjen dhe natyrën e programit bërthamor të Iranit gjatë inspektimeve të kohëve të fundit. Raporti nuk është specifik për këto pyetje. Një zyrtar pranë agjencisë atomike tha se gjërat kanë mbetur në vend, përsa i përket zgjidhjes së çështjeve që qëndrojnë prej kohësh që do të sqaronin nëse programi i bërthmaor i Iranit është paqësor apo ka aspekte ushtarake. Natyra negative e raportit duket se do të sjellë thirrje të reja për sanksione ndërkombëtare kundër Teheranit. Përpjekjet për të bindur Në fillim të këtij viti vendet e Këshillit të Sigurimit i ofruan Iranit, Kulaçin dhe Kërbaçin, - një paketë nxitëse masash për të pezulluar programin e pasurimit të uraniumit, por edhe një afat të palëkundshsëm për ta përmbushur atë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike, pritet që të prezantojë një raport, përmes të cilit do të tregohet nëse Irani ka dhënë apo jo ndonjë shenja se është duke e ndaluar programin bërthamor. Por në fillim të kësaj jave, presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinaxhad dha një përgjigje shumë të qartë. Ai tha se programi bërthamor për qëllime paqësore ishte një e drejtë e kombit iranian dhe asnjë nuk mund ta ndalonte atë. Irani ka bërë thirrje për negociata të mëtejshme. Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit e kanë bërë të qartë se po e humbin durimin. Shtetet e Bashkuara dhe Britania duan që të hartojnë një rezolutë muajin e ardhshëm, rezolutë e cila do të autorizojë sanksione ndaj Iranit. Por se çfarë forme do të kenë këto sanksione, pritet që të vendoset. Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, kanë bërë thirrje për durim dhe kanë thënë se ato nuk do të mbështesin ndërshkime të rënda. | LOKALE Reagime pas propozimit të Iranit 24 gusht 2006 | Faqja Kryesore Perëndimi pret reagimin bërrthamor të Iranit 22 gusht 2006 | Faqja Kryesore Përgjigja iraniane po analizohet 22 gusht 2006 | Faqja Kryesore Irani sfidues ndaj OKB21 gusht 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||