BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 24 gusht 2006 - 08:38 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Reagime pas propozimit të Iranit
Takim për programin bërthamor iranian
Reagimet ndërkombëtare kane qenë të ndryshme
Ka pasur reagime të ndryshme ndaj propozimit të fundit të Iranit për zgjidhjen e krizës rreth programit të tij bërthamor.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se propozimi nuk përmbushte kërkesat e OKB-së.

Ministri i Jashtëm francez, Philippe Douste-Blazy, tha se Irani duhet të ndërpresë pasurimin e uraniumit përpara fillimit të bisedimeve.

Por Rusia dhe Kina kanë theksuar nevojën për një zgjidhje me anë të negociatave.

Hollësitë e propozimit iranian nuk janë bërë publike.

Këshilli i Sigurimit i ka dhënë afat Iranit që të pezullojë pasurimin e uraniumit deri në fund të muajit gusht ose në të kundërt do të ndeshet me sanksione.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>