 | | | Irani duket se do të vazhdojë me pasurim të uraniumit |
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se vendi i tij e ka vendosur dhe do të vazhdojë të ndjekë programin e vet bërthamor. Ajatollah Khamenei po fliste një ditë para se Teherani të japë përgjigjen zyrtare mbi një thirrje të OKB që Teherani të ndalojë pasurim të uraniumit. Ajatollah Khamenei akuzoi SHBA se po ushtronte presion mbi Iranin megjithëse, Teherani ka thënë se nuk po kërkon të zhvillojë armë bërthamore. Kreu i agjencisë atomike të Iranit, Mohamed Saeedi tha se pezullimi i pasurimit të uraniumit nuk ishte më mundësi si rezultat i progresit teknik të shkencëtarëve iranianë.
|