|
Përgjigja iraniane po analizohet | |||||||||||||||||||||||
SHBA ka thënë se do të minitorojë me kujdes reagimin e fundit të Iranit lidhur me shqetësimet që ka perëndimi për ambiciet bërthamore të Iranit, por ka paralajmëruar se do të vazhdojë me sanksione ekonomike nëse Teherani refuzon iniciativat për t'i dhënë fund pasurimit të uraniumit. Shefi i politikave të jashtme të BE-së, Havier Solana tha se propozimet e Iranit që u dorëzuan të martën ishin të gjera dhe kërkonin analizë të detajuar. Qeveria kineze tha se shpresonte se Irani do t'i kushtonte vëmendje shqetësimeve të komunitetit ndërkombëtar dhe do vepronte si duhet. Këshilli i Sigurimit i ka dhënë Iranit kohë deri në fund të gushtit të pezullojë pasurim të uraniumit ose të përballet me sanksione të mundshme. Përgjigja iraniane Irani tha të martën se ka dorëzuar përgjigjen ndaj një pakete ndërkombëtare nismash që kanë si qëllim të bindin Iranin të pezullojë programin bërthamor të pasurimit. Përgjigja e Iranit iu dorëzua diplomatëve të pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë nga kryenegociatori iranian, Ali Larijani. Detajet nuk janë bërë të ditura ende, por zoti Larijani tha se Irani ishte gati të fillonte bisedimet serioze të mërkurën. Autoritete iraniane thanë se përgjigja mund të adresojë paqartësitë mbi të drejtën për teknologji bërthamore. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||