|
Rritet tensioni mes SHBA-së dhe Venezuelës | |||||||||||||||||||||||
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të egër ndaj qeverisë së Venezuelës pasi disa protestues goditën me vezë dhe fruta makinën e ambasadorit amerikan në Karakas. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e quajti sulmin një shkelje të konventave ndërkombëtare. Ambasadorit venezuelian në SHBA iu komunikua nga Departamenti i Shtetit se amerikanët mbajnë përgjegjës qeverinë e Venezuelës për incidentin e ndodhur. Ngjarja në Karakas Ambasadori amerikan, William Brownfield, u vu në shënjestër kur po merrte pjesë në një aktivitet bamirësie në Karakas. Njoftimet bënë të ditur se makina e tij u godit me vezë dhe fruta dhe protestuesit thirrën 'ik prej këtej Gringo'. Më pas një motorçiklist ndoqi makinën e tij. Zyrtarët amerikanë në Karakas thanë se policia lokale nuk bëri asgjë për të ndërhyrë. Departamenti amerikan thotë se ngjarja ishte e planifikuar dhe e quajti incidentin një përpjekje të mbështetur nga qeveria për të trembur ambasadorin amerikan Brownfield dhe ambasadën amerikane. Departamenti amerikan përmes zëdhënësit Sean McCormack, tha se incidenti ishte një shkelje e Konventës së Vjenës dhe si e tillë shkaktonte mjaft indinjatë. Ai tha se ambasadori i Venezuelës ishte paralajmëruar se përsëritja e këtij incidenti do të ketë pasoja të rënda diplomatike. Marrëdhëniet diplomatike mes të dy vendeve kanë qënë të tensionuara edhe përpara këtij zhvillimi. SHBA-ja nuk është nxituar të përfshihet në një luftë fjalësh me presidentin venezuelian, Hugo Chavez. Por ky incident i fundit, e ka provokuar mjaft Uashingtonin për të reaguar ashpër. | LOKALE Partitë pro-Chavezit fitojnë në Venezuelë05 dhjetor 2005 | Faqja Kryesore SHBA kritikon marrëveshjen e armëve29 nëntor 2005 | Faqja Kryesore Marrëveshja e Venezuelës për Karaibet30 qershor 2005 | Faqja Kryesore SHBA bën thirrje për demokraci 06 qershor 2005 | Faqja Kryesore Chavez bën publike planet për reformën11 janar 2005 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||