Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, ka bërë thirrje për ndërhyrje më efektive të Organizatës së Shteteve Amerikane në promovimin e demokracisë në Amerikën Latine dhe ishujt e Karaibeve. Në hapje të samtiit që po zhvillohet në Floridë të Shteteve të Bahskuara, Dr Rajs theksoi shqetësimet rreth krizës politike në disa vende të këtij rajoni. Ajo tha se duhet të këmbëngulin që udhëheqësit të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike kanë përgjegjësi që të qeverisin në mënyre demokratike. Dr Rajs mohoi se Uashingtoni po përpiqet që të imponojë qëndrimet e veta mbi vendet e tjera, por presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, refuzoi propozimin e saj duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të të impoonojnë atë që ai e quajti dikataturë globale. |