BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E martë, 11 janar 2005 - 09:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Chavez bën publike planet për reformën

Hugo Chavez
Reforma e presidentit Chavez ka zemëruar pronarët e tokës
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka nënshkruar një dekret për reformën e ndarjes së tokës, përmes të cilit shpreson të ndreq jetën e të varfërve.

Dekreti parashikon krijimin e një komisioni kombëtar për tokën që do të inspektojë pronat në të gjithë vendin, përfshi edhe fermat britanike në perëndim të vendit.

Më shumë se dhjetë mijë fshatarë nga i gjithë vendi mbushën stadiumin në periferi të Karakasit për të dëgjuar njoftimin për reformën e tokës, të cilin shumë e quajnë të vonuar.

Presidenti Hugo Chavez u tha atyre se më pak se pesë për qind e pronarëve të vendit zotërojnë gati 80 për qind të tokës.

Kjo është një situatë revoltuese tha presidenti, dhe "revolucioni që lejoi këtë padrejtësi nuk mund të quhet më revolucion."

Por dekreti i presidentit është mjaft modest.

Masa më e rëndësishme e tij është krijimi i një komisioni presidencial për rivlerësimin e pronësisë së tokës dhe mënyrës se si përdoret ajo.

Kjo do të ndjekë shembullin e guvernatorit të shtetit Cojedes, i cili nisi inspektimin e një ferme britanike.

Pronari britanik i tha BBC-së se inspektime të tilla ishte një sulm ndaj pronës private.

Edhe pronarët e tjerë janë indinjuar. Ata kanë kërcënuar se do ta hedhin në gjyq presidentin Chavez, por qeveria e tij ka thënë se dëshiron të negociojë me pronarët e tokës.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>