|
Hugo Chavez fiton referendumin | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e ka fituar referendumin që vendosi fatin e regjimit të tij. Zyrtarët e Këshillit Kombëtar Zgjedhor thanë se nga 94 për qind të votave të numëruara, zoti Chavez ka marrë 58 për qind. Korrespondenti i BBC-së në Karakas tha se është e qartë se përpjekja e opozitës për ta rrëzuar presidentin ka dështuar. Megjithatë anëtarët e opozitës në Këshillin e numërimit të votave kanë refuzuar rezultatin dhe pretendojnë se presidenti nuk ka fituar. Jashtë pallatit presidencial në Miraflores mbështetësit e presidentit Chavez po festojnë. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||