BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E hënë , 16 gusht 2004 - 11:56 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kush është Hugo Chavez

Hugo Chavez
Chavez ka fituar mbështetjen e të varfërve
Peter Maude, BBC

Hugo Chavez u vendos në pushtet në vitin 1998, me një vale popullariteti të paprecedent.

Ai premtoi të ndryshonte sistemin e vjetër dypartiakësh të Venezuelës.

Vendi me një popullsi prej 4 milionë banorësh ishte qeverisur me këtë sistem që nga viti 1958.

I lindur në rajonin e Sabeneta de Barinas, z. Chavez ishte ushtarak në pension.

Ai fillimisht u shqua si udhëheqësi i grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992, me anë të cilit u tentua të rrëzohej nga pushteti qeveria e Presidentit Perez, e cila ishte akuzuar për një mori skandalesh korrupsioni.

Pasi u lirua nga burgu, z. Chavez nisi karierën politike me premtimin se do të shfaroste korrupsionin dhe do të transformonte vendin me anë të politikave revolucionare sociale.

Shpejt, ai arriti të fitonte mbështetjen e së majtës në Venezuelë dhe në Amerikën Latine. Kundërshtarët e kanë quajtur atë majtist, madje dhe komunist, por ky është një epitet që vetë z.Chavez nuk e ka pranuar asnjëherë.

"Në Venezuelë, projekti nuk mund të jetë komunist. Unë kam miq komunistë. Unë vetë jam nacionalist," ka deklaruar ai.

Z. Chavez është bërë i njohur gjatë mandatit të tij për këngët që ka kënduar në mes të fjalimeve të veta, madje dhe gjatë takimeve zyrtare, ku ka treguar aftësitë e veta si këngëtar me kryeministrin kinez, Jiang Zemin dhe këngëtarin Julio Iglesias. Por dueti i tij i preferuar është ai me homologun kubanez, Fidel Castro.

Z. Kastro është bërë aleati më i ngushti i z. Chavez. Venezuela e pasur me karburante, e furnizon Kubën çdo vit me naftë në vlerë 1 miliardë dollarësh. Vetë Venezuela është vendi i pestë në botë për eksportimin e naftës. Në këmbim të naftës, Kuba dërgon mijëra doktorë, mësues dhe trajnerë sportivë në Venezuelë.

Por marrëdhëniet e ngushta të z. Chavez me Fidel Castron, kanë përkeqësuar marëdhëniet e Karakasit me Uashingtonin.

Këto marrëdhëniene u acaruan më tej në vitin 2001 kur z. Chavez vizitoi Bagdadin për t'u takuar me ish-presidentin, Saddam Hussein.

Gjërat shkuan dhe më keq kur presidenti Chavez i akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishin sponsorizuar një grusht shteti kundër tij në vitin 2002.

Shtetet e Bashkuara nuk e pranuan se kishin qenë të përfshira në të, por kjo nuk e ka bërë z. Chavez që të heqë dorë nga akuzat.

"E kemi regjistruar CIA-n, po e infiltruam CIA-n që po përgatitej të destabilizonte Venezuelën... Por deri tani, nuk nuk kam ndonjë provë në dorë për këto plane të tyret," ka deklaruar ai.

Asnjë personalitet tjetër në Amerikën Latine, nuk e ka përçarë kaq keq një komb sa z. Chavez.

Me stilin tij populist ai ka fituar përkrahjen e të varfërve të Venezuelës.

Por shumë nga kundërshtarët e akuzojnë atë për autoritarizëm.

Ishin pikërisht ata që nënshkruan peticionin që çoi deri në mbajtjen e referendumit për të ardhmen e presidentit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>