BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E hënë , 16 gusht 2004 - 06:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përfundon votimi maratonë në Venezuelë
Sistemi elektronik i votimit përdoret për herë të parë në Venezuelë
Sistemi elektronik i votimit shkaktoi vonesa në referendum
Qendrat e votimit në Venezuelë janë mbyllur pas votimit maratonë në referendumin që do të vendosë fatin e regjimit të presidentit Hugo Chavez.

Votimi kaloi në qetësi me përjashtim të disa rasteve të izoluara.

Njoftimet bëjnë të ditur se u rregjistruan akte dhune, prej të cilave mbeti i vdekur të paktën një person.

Votimi u shty për të dytën herë, për shkak të numrit të madh të zgjedhësve.

Korrespondenti i BBC-së në Karakaras, James Menendez tha se njerëzit mbajtën rradhë të gjata, për orë të tëra për të hedhur votën e tyre.

Opozita dhe qeveria u bënë thirrje mbështetësve të tyre që të tregonin maturi.

Vonesat në procesin e votimit nuk ishin të vetmet shkaktare për rradhët e gjata.

Sistemi i ri i sofistikuar i votimit ka qënë më i ngadaltë, seç pritej.

Ky sistem u vendos për të rritur shpejtësinë e votimit, por në fakt veproi në të kundërtën.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>