 |  Qindra mijëra vetë protestuan në Karakas kundër presidentit |
Qindra mijëra kundërshtarë të presidentit venezuelian, Hugo Chavez kanë marrë pjesë në një manifestim proteste përpara referendumit të së dielës. Opozita organizoi gjashtë marshime në kryeqytetin Karakas, të cilat u zhvilluan në formën e karnavaleve. Ndërkohë zoti Chavez, i cili e mbylli zyrtarisht fushatën e tij javën e kaluar, tha gjatë një konference për shtyp se do ta fitonte lehtësisht referendumin. Zgjedhësit në Venezuelë do të vendosin nëse presidenti Chavez duhet të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij. Referendumi do të vëzhgohet nga Qendra Carter si edhe Organizata e Shteteve të Amerikës. |