|
Marrëveshja e Venezuelës për Karaibet | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësit nga Karaibet që u takuan në qytetin venezuelian Puerto La Cruz kanë rënë dakord që të shpallin një ndërmarrje rajonale për naftën, të quajtur Petro Caribe. Katërmbëdhjetë vende, ku përfshihen Kuba, Xhamajka dhe Republika Domenikane nënshkruan propozimin e presidentit Hugo Chavez, që do të thotë zgjerim i infrastrukturës për të furnizuar me naftë vendet e Karaibeve. Por Barbados dhe Trinidad, thanë se kishin nevojë prë më shumë kohë për të studiuar planin Pas dramës së momenteve të fundit, që u duk qartë se e mërziti presidentin Hugo Chavez, ai njoftoi se një grup vendesh refuzonin të nënshkronin një marrëveshje. Por nga ana tjetër u duk se qeveria e Venezuelës kishte arritur atë që donte. Iniciativa e re për naftë në Karaibe, e quajtur Petro Caribe u pranua në shumicë. Në zemër të planit venezuelian qëndron marrëveshja për t'u shitur vendeve të Karaibes dhe Kubës, naftë me çmim më të ulët. Kompania shtetërore e naftës, PDVSA do të sigurojë transportin dhe do të ulë kostot. Venezuela ka premtuar se do të shpenzojë 50 milion dollarë për të filluar projektin Petro Oil. Disa udhëheqës të Karaibeve e ka parë me shqetësim faktin që presidenti Chavez ka këmbëngulur shumë në propozimin e tij. Ata kanë sugjeruar se marrëveshja me Venezuelën do të çojë në prishjen e marrëveshjeve me kompanitë në vendet e tyre, të cilat merren me shpërndarjen e naftës. Qeveria e Venezuelës thotë se se kjo marreveshje do të inkurajojë të tjera masa drejt integrimit në Ameriken Latine dhe në Karaibe. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||