BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 29 nëntor 2005 - 07:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
SHBA kritikon marrëveshjen e armëve
Chavez dhe ministri spanjoll i mbrojtjes
Marrëveshja e nënshkruar ka vlerë prej 2 miliardë dollarësh
SHBA ka shprehur shqetësim pas nënshkrimit të një marrëveshje armësh me vlerë prej 2 miliardë dollarësh midis Venezuelës dhe Spanjës.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se Uashingtoni i kishte shprehur edhe më parë dyshimet mbi shitjen.

Presidenti Chavez është një gjemb për administratën e Bushit dhe kjo shitje e ka shtuar akoma më shumë mungesën e rehatisë.

Autoritetet amerikane mendojnë se Venezuela po përdor të ardhurat e naftës për të destabilizuar Amerikën jugore nëpërmjet blerjeve te armëve, programeve të naftës me çmime të lira për fqinjët dhe nëpërmjet përkrahjes që i jep lëvizjes së krahut të majtë.

Zoti Mccormack konfirmoi se Uashingtoni po ekzaminonte marrëveshjen për të parë nëse pajisja spanjolle kishte teknologji të mbrojtur amerikane.

Edhe më herët, diplomatët amerikanë kishin sugjeruar se Uashingtoni mund të bllokonte shitjen dhe blerjen.

Presidenti venezuelas tha se pajisjet janë të nevojshme për të luftuar trafikun e drogës.

Ai shtoi se është SHBA dhe jo ai që po përpiqen të dominojnë Amerikën jugore.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>