|
Partitë pro-Chavezit fitojnë në Venezuelë | |||||||||||||||||||||||
Zyrtarë të partisë qeverisëse në Venezuelë thonë se besojnë se presidenti Hugo Chavez dhe aleatët e tij i kanë fituar të gjitha vendet në asamblenë kombëtare të vendit. Numërimi i votave ende nuk ka përfunduar dhe ende nuk ka rezultate zyrtare, megjithatë bordi kombëtar i zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë vetëm një e katërta e zgjedhësve. Pra, kjo do të thotë se rreth 10 milionë venezuelianë kanë qendruar në shtëpi. Nuk ka pasur ndonjë koment nga qeveria e presidentit Chavez lidhur me përqindjen e lartë të abstenimit. Por zyrtarë të lartë të partisë së tij thonë se të 176 vendet e asamblesë kombëtare të Venezuelës janë fituar nga blloku pro-Chavezit. Politikanët e opozitës bënë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve dhe kanë dalë në televizion duke thënë se shifrat tregojnë se ka pasur një shumicë të heshtur në Venezuelë që ka qenë e pakënaqur me sistemin e zgjedhjeve. Ndërsa qendrat e votimit në bastionet e opozitës ishin përgjithësisht të boshatisura gjatë zgjedhjeve, duket se partitë pro-presidentit Chavez kanë korrur një fitore të plotë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||