BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 27 korrik 2006 - 07:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti Chavez blen armë në Rusi

Hugo Chavez dhe Aleksandër Lukashenko
Chavez dhe Lukashenko shpallën aleancën anti-imperialiste
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, që ndodhet në Rusi për të përmbyllur një marrëveshje për blerje armësh, ka lavdëruar rolin e Moskës për injorimin që i ka bërë bllokadës amerikane mbi vendin e tij.

Zoti Chavez do të nënshkruajë një kontratë për blerje armësh me vlerë 1 miliardë dollarë.

Hugo Chavez ishte gjendjen e tij karakteristike kur mbërriti në Moskë, pak a shumë tallëse ndaj të tjerëve.

Ai deklaroi në aeroport me krenari se së bashku me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, kishte shkatërruar qëllimin e perandorisë amerikane për të çarmatosur Venezuelën.

Zoti Chavez do të nënshkruajë një kontratë me vlerë një miliardë dollarë për të blerë të paktën 24 avionë luftarakë Sukhoi-30 si edhe një numër të njëjtë helikopterësh.

Ai gjithashtu kërkon të ndërtojë në Venezuelë një uzinë me liçencë ruse për prodhimin e armëve dhe municioneve të markës Kalashnikov.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka paralajmëruar Rusinë të mos shesë armë, duke thënë se ato tejkalonin nevojat për Mbrojtje të Venezuelës dhe nuk i shërbenin stabilitetit rajonal.

Në përgjigje të kësaj, zoti Chavez tha se ata që po lëshonin bomba mbi qytetet irakiane nuk kishin të drejtë të kritikonin.

Sëbashku me Rusinë, zoti Chavez ndan dëshirën për të ekuilibruar rolin dominant amerikan në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përpara se të shkonte në Moskë, zoti Chavez ishte në Bjellorrusi ku njoftoi një aleancë anti-imperialiste me presidentin e vendit, Alexander Lukashenko.

Ky i fundit, është përshkruar si dikatori i fundit në Evropë.

LOKALE
Takim i Mercosur-it në Argjentinë
22 korrik 2006 | Faqja Kryesore
Ish presidenti fiton zgjedhjet në Peru
05 qershor 2006 | Faqja Kryesore
Rritet tensioni mes SHBA-së dhe Venezuelës
08 prill 2006 | Faqja Kryesore
Partitë pro-Chavezit fitojnë në Venezuelë
05 dhjetor 2005 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>