|
Ish presidenti fiton zgjedhjet në Peru | |||||||||||||||||||||||
Kur janë numëruar pjesa më e madhe e fletëve të votimit në zgjedhjet presidenciale në Peru, kandidati socialdemokrat Alan Garcia, ka arritur një kryesim bindës. Ai është 11 pikë përpara rivalit të tij nacionalist Ollanta Humala, që bëri fushatë mbi një platformë që theksonte më shumë kontroll mbi ekonominë. Alani Garcia, 57-vjeçar ka shërbyer si president në vitet 80 për pesë vjet rresht. Fitorja e zotit Garcia vjen në fund të një fushate që e polarizoi Perunë dhe i detyroi shumë të votojnë për të keqen më të vogël. Kritikët e zotit Garcia e kujtojnë presidencën e tij të karakterizuar nga inflancioni dhe kryengritja. Kundërshtarët e zotit Humala thonë se ai do ta ndalë përparimin ekonomik dhe janë të shqetësuar për lidhjet e tij me udhëheqësin e Venezuelës Hugo Chavez. Zoti Garcia thotë se ka ndryshuar që prej presidencës së tij shkatërruese dhe teksa pretendonte fitoren, ai tha se do të pëfaqësonte edhe ata që mbështetën rivalin e tij Humala. Ai premtoi të ndihmojë të varfërit e vendit dhe të ruajë rritjen ekonomike. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||