BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 06 qershor 2006 - 07:47 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Solana i dorëzon Teheranit propozime të reja
Solana në Teheran
Kreu i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Javier Solana, ndodhet në Iran për takime me zyrtarë të lartë të Teheranit.

Ai u ka paraqitur autoriteteve një paketë të re propozimesh.

Propozimet e reja synojnë të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjet e shkaktuara nga ambicjet bërthamore të Teheranit.

Me të mbërritur në Teheran Z.Solana tha se dëshironte të ngrinte një marrëdhënie të re Iranin, të bazuar në respekt dhe besim të dyanshëm.

Propozimet mendohet se i hapin rrugë Teheranit të zhvillojë programin e tij bërthamor për qëllime paqësore.

Por në të njëtën kohë, ato adresojnë dhe shqetësimet që ka komuniteti ndërkombëtar për mundësinë e përdorimit të tij për qëllime ushtarake.

Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe ka refuzuar të pezullojë pasurimin e uraniumit.

Shenja 'pozitive'

Z. Solana tha se dëshironte të ndërtonte një marrëdhënie të fortë dhe konstruktive mes Iranit dhe vendeve të rëndësishme që ai përfaqësonte.

"Kjo marrëdhënie", tha ai, "duhet të bazohet në respekt dhe besim të dyanshëm".

Ai u takua të martën fillimisht me kryenegociatorin iranian, Ali Larijani dhe më tej me ministrin e jashtëm, Moutachi.

Pas bisedimeve me z. Solana, z. Larijani tha se pala irania do ta jepte qëndrimin e saj pasi t'i shqyrtonte propozimet.

Proces i vështirë

Por korrespondentja e BBC-së në Teheran thotë se tejkalimi i viteve të tëra me mesbesim mes palëve, nuk do të jetë i lehtë.

Në zemër të mosmarrëveshjes bërthamore është nga një anë, dyshimi i perëndimit se Irani mund ta përdorë teknologjinë për të ndërtuar një bombë bërthamore dhe nga ana tjetër, mungesa e gadishmërisë së Iranit për ta besuar perëndimin për furnizimin e tij me karburant bërthamor në të ardhmen.

Megjithatë, thotë korrespondentja jonë, para se z. Solana të mbërrinte në Teheran, ministri i Jashtëm iranian foli me tone pozitive.

Ai tha se nëse do të kishte vullnet politik, do të mund të gjendej një zgjidhje e pranueshme.

"Por çështë më intereante", thotë Frances Harrison e BBC-së, "ai nuk i përsëriti deklaratat e mëhershme se Irani nuk do ta pezullonte kurrë pasurimin e uraniumit".

"Ka shenja se Teherani dëshiron të negociojë hollësitë e një marrëveshje kompromisi".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>