 |  Projekt-rezolutë për programin bërthamor të Iranit |
Agjencia Ndërkombëtare e Enegjisë Atomike po diskuton në Vjenë lidhur me një projekt-rezulotë evropiane që shpeh shqetësimin nga disa vende për programin bërthamor të Iranit. Franca, Britania dhe Gjermania propozojnë vendosjen e një afati deri në nëntor që Irani të bindë bashkësinë ndërkombëtare se nuk po përpiqet fshehurazi të zhvillojnë armë bërthamore. Por projekt-rezoluta nuk shkon deri aty sa të përfshijë një kërkesë të Shteteve të Bashkuara që kjo çështje të dërgohet në Këshillin e Sigurimit automatikisht nëse kalon afati pa reagim pozitiv. Qeveria iraniane mohon se ka ndonjë plan për të zhvilluar armë bërthamore, por ka kundërshtuar kërkesat për të braktisur programin e pasurimit të uraniumit, që ajo thotë se bëhet vetëm për prodhimin e energjisë. |