|
Zgjedhjet në Kosovë më 13 shkurt | |||||||||||||||||||||||
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, shpalli 13 shkurtin e vitit të ardhshëm si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Vendimi pasoi konsultimet disa ditëshe me subjektet politike në vend dhe me zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë. Zoti Krasniqi i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të fillonte menjëherë përgatitjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Mbajtja e tyre është parë si një hap i domosdoshëm pas çarjeve në skenën politike që pasuan dorëheqjen e ish-presidentit Fatmir Sejdiu, për të cilin Gjykata Kushtetuese tha se kishte shkelur Kushtetutën, duke mbjatur edhe postin e kryetarit të LDK-së. Disa nga forcat politike kishin propozuar që zgjedhjet të mbaheshin së paku një javë më vonë, por presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi dha disa arsye pse mbajtja e votimeve nuk mund të shtyhej për më vonë. Sipas tij, data 13 shkurt është më e përshtatshme në mënyrë që të ketë më shumë kohë për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 45 ditësh nga data e mbajtjes së zgjedhjeve, siç e parashikon Kushtetuta. Mandati i z. Krasniqi si ushtrues detyre përfundon më 28 mars, prandaj sipas tij, afatet kushtetuese nuk kanë lejuar shtyrjen për më vonë të mbajtjes së zgjedhjeve. Një arsye tjetër për organizimin e votimeve më 13 shkurt u tha të jetë edhe përfundimi i këtij procesi para përvjetorit të tretë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. | LOKALE "13 shkurti, datë e mundshme për zgjedhjet" 14 tetor 2010 | Rajoni Sfidat e shefit të ri të EULEX-it15 tetor 2010 | Faqja Kryesore Clinton: Dialogu të fillojë sa më parë13 tetor 2010 | Faqja Kryesore Kuçi: Dialogu i vërtetë pas zgjedhjeve14 tetor 2010 | Rajoni Sejdiu kundër bisedimeve për veriun09 tetor 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||