BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 15 tetor 2010 - 18:04 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Sfidat e shefit të ri të EULEX-it
EULEX-i
Shefi i ri i misionit evropian për sundim të ligjit, Xavier Bout de Marnhac në ditën e parë të punës së tij tha se shqetësim kryesor i tij do të jetë vendosja e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Z.Marnhac, që më herët ka shërbyer në Kosovë si komandant i forcave paqëruajtëse të NATO-s, i bëri këto komente pas takimit me presidentin në detyrë, Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Shefi i ri i EULEX-it ka bërë të qartë synimin e tij për forcimin e pranisë së misionit evropian në veri të Kosovës në përpjekje për vendosjen e ligjshmërisë në këtë pjesë të vendit, të banuar me shumicë serbe.

“Po, veriu është sfidë. Unë kam për qëllim të shkoj atje sa më shpejt që të jetë e mundur, për të vlerësuar vetë. Dua t’i rivendos lidhjet me ata njerëz. Unë kam pasur lidhje në pozitën time të mëhershme në Kosovë dhe dua të ndërtoj raporte personale me faktorë kyç, për t’i çuar gjërat përpara”, tha Xavier Bout de Marnhac pas takimeve me udhëheqësit kosovarë.

De Marnhac do të zëvendësojë në postin e shefit të EULEX-in një tjetër francez, Yves de Kermabon, i cili ka shërbyer në këtë mision prej shkurtit të vitit 2008.

Misioni i BE-së për sundim të ligjit u vendos në Kosovë me ftesën e institucioneve vendore pas shpalljes së pavarësisë dhe ai u shtri në tërë territorin pas bisedimeve të gjata me autoritetet e Serbisë, që e shihnin EULEX-in si mbështetës të pavarësisë së Kosovës.

Por misioni evropian ka mbajtur qëndrim neutral ndaj statusit, ngjashëm me misionin pararendës të Kombeve të Bashkuara.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>