|
Vërejtje serioze në adresë të Kushtetueses | |||||||||||||||||||||||
Përfaqësuesit ligjor të presidentit të dorëhequr kanë kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese për “shkelje serioze të procedurave” në marrjen e vendimit, i cili çoi në largimin e z.Sejdiu nga posti i kryetarit të shtetit. Njëri nga tre anëtarët e ekipit mbrojtës të Presidentit, Korab Sejdiu i tha BBC-së se procesi i udhëhequr nga Gjykata është përcjellur me të meta të mëdha. “Ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin që është diçka shumë e çuditshme. Ajo që mund të them deri tani është se ka pasur shkelje serioze të procedurave dhe ka pasur të meta të mëdha në procesin të cilin Gjykata Kushtetuese e ka udhëhequr që nga fillimi e deri te lëshimi i konstatimit”, deklaroi ai. Sipas tij, ka pasur mungesë komunikimi ndërmjet ekipit mbrojtës të Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Këshilltari Sejdiu beson se vendimi i Gjykatës ishte i parakohshëm: “Gjykata nuk ka dashur t’i japë përfaqësuesve të Presidentit rastin për t’i paraqitur argumentet e tyre, pasi seancat për argumente gojore janë publike, ku do të ishin prezente me siguri edhe mediat dhe faktikisht qytetarët do të mund ta shihnin se kush ka të drejtë në këtë aspekt”, tha për BBC-në Korab Sejdiu, njëri nga anëtarët e ekipit mbrojtës të Presidentit. Ai nuk përjashtoi mundësinë që vendimi kundër Presidentit të ketë qenë i ndikuar politikisht, por tha se si këshilltar juridik nuk mund të flasë për këtë aspekt. Të premtën Gjykata Kushtetuese konfirmoi përmes një kumtese se me shumicë votash kishte konstatuar se presidenti Fatmir Sejdiu ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës duke ushtruar poste të dyfishta. Gjykata iu referua nenit 88.2 të Kushtetutës sipas të cilit Presidenti nuk mund të mbajë poste partiake. Ish-presidenti Fatmir Sejdiu po e mbante të ngrirë postin e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke besuar se po respektonte normat kushtetuese me mosushtrimin e funksionit. Por pasi Gjykata konstatoi se ai kishte bërë shkelje kushtetuese, z.Sejdiu dha të hënën dorëheqje nga posti i presidentit. Përfaqësuesi i tij ligjor, Korab Sejdiu tha se, siç u shpreh, është mëkat që shefi i shtetit të rrëzohet me një fjali të dërguar nga Gjykata Kushtetuese. Por a ka nxituar zoti Sjediu me vendimin për dorëheqje ndërsa ende nuk e kishte në dorë aktgjykimin? “Presidenti nuk ka pasur tjetër opsion. Si njeri i ligjit që është dhe që ka insistuar vazhdimisht që ligji të zbatohet në tërësi në Kosovë, nuk e ka parë të arsyeshme ta sfidojë vendimin e Gjykatës, pavarësisht faktit që ende nuk e kemi çfarë arsyetimi është dhënë”, është shprehur këshilltari juridik i ish presidenit, Korab Sejdiu. Në pritje të aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese, ekipi ligjor i ish presidentit Fatmir Sejdiu po shqyrton se cilat janë mundësitë tutje, megjithëse pranon se në vendet ku demokracia funksionon, vendimet e Kushtetueses janë të paapelueshme. Gjykata Kushtetuese përveç një kumtese të lëshuar në fund të javës së kaluar ku konfirmon vendimin që e nxjerr ish- presidentin Sejdiu si shkelës të Kushtetutës, nuk ka komentuar asgjë lidhur me këtë rast. | LOKALE PDK: Jo president me gjysmë mandati28 shtator 2010 | Rajoni Shala: Jo zgjedhje pa Haradinajn28 shtator 2010 | Rajoni Kryeziu: Dorëheqja ka prishur balancën28 shtator 2010 | Faqja Kryesore Reagime për dorëheqjen e Sejdiut27 shtator 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||