|
Shala: Jo zgjedhje pa Haradinajn | |||||||||||||||||||||||
Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka thënë BBC-së se që nga largimi i kryetarit të kësaj force opozitare, Ramush Haradinaj për në Hagë, janë bërë matematika për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe dorëheqja e Presidentit të ketë lidhje me këto matematika. Zoti Shala thotë se realisht, institucionet e Kosovës, prej ditës së dorëheqjes së Presidentit kanë një deficit të madh të legjitimitetit dhe gjithësesi të koalicionit qeverisës PDK-LDK. Me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, bisedoi Muharrem Nitaj dhe fillimisht e pyeti se cilat ishin komentet e tij për dorëheqjen e presidentit Fatmir Sejdiu? Blerim Shala: Po fatkeqësisht sot kemi ardhur në situatë, kur presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, për shkak të konfliktit që ka pasur tash e dy vjet me Kushtetutën e Kosovës, detyrohet të japë dorëheqje dhe faktikisht vendi, dashtë e pa dashtë futet në krizë institucionale edhe pse mekanizmat kushtetues na thonë se kryetari i Kuvendit do të jetë ushtrues detyre i presidentit. Realisht, institucionet e Kosovës, prej ditës së sotme kanë një deficit të madh të legjitimitetit dhe gjithësesi të koalicionit PDK-LDK. BBC: Më thoni nëse ka diçka që nuk e di opinioni, por që ju mund të keni informata se cilat ishin arsyet që e çuan presidentin të japë dorëheqje, kur arsyet që janë dhënë tani, kanë ekzistuar tash e dy vjet. Pse ky momentum? Blerim Shala: Ne mund të spekulojmë. Sot është një ditë e spekulimeve dhe kalkulimeve të mundshme. Unë kam drojën se sot askush, asnjë parti politike nuk e di se çfarë do të ndodhë tash e tutje. Ky nuk është lajm i mirë për Kosovën, sepse demokracia e Kosovës është demokraci e brisht. Neve na presin probleme të mëdha, kemi të bëjmë edhe me hetimet e Eulexit të cilat vetëm sa nuk kanë shperthyer, mandej janë bisedimet me Beogradin. Domethënë, janë një mori temash. Kjo nënkupton se duhet një maturi dhe pragmatizëm politik e koncenzus sa më i gjerë midis të gjitha partive të Kosovës. BBC: A është e disfavorshme kjo krizë politike për ju si parti, kur ju e keni një situatë të rënduar për shkak të mungesës së liderit tuaj? Blerim Shala: Ne do ta themi hapur dhe qëndrimi ynë është i sakt, se zgjedhje politike në Kosovë, pa Ramush Haradinajn si pjesë të këtyre zgjedhjeve, nuk mund të ketë. BBC: Ju po leni të kuptohet se kanë mundur të jenë bërë matematika edhe për këtë arsye? Blerim Shala: Jemi goxha të sigurt se prej largimit të kryetarit të AAK-së, ka pasur kalkulime të tilla. Është thënë shpesh herë se pikërisht për shkak të mungesës së tij, është krijuar një deficit politik në Kosovë, i cili nuk bënë të keqpërdoret prej askujt, prandaj le të shpresojmë se ashtu do të jetë edhe tash e tutje. BBC: Ka pasur disa vlerësime se dorëheqja e Presidentit nuk ka qenë vullnet i tij, por rezultat i një presioni nga partneri i koalicionit dhe ndoshta edhe nga partnerët ndërkombëtar! Blerim Shala: Presioni efektiv është bërë me vetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i shtetit edhe vetë jurist dhe e ka ditur fare mirë se nëse i pari i shtetit bie ndesh me dokumentin themelor të atij shteti, që është kushtetuta, është e paimagjinueshme që të ecet tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Por deficiti i legjitimitetit ka ardhur në fuqi në momentin kur Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ai ka shkelur këtë dokument. | LOKALE PDK: Jo president me gjysmë mandati28 shtator 2010 | Rajoni Kryeziu: Sejdiu ka prishur balancën politike28 shtator 2010 | Faqja Kryesore Reagime për dorëheqjen e Sejdiut27 shtator 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||