BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 28 shtator 2010 - 11:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kryeziu: Dorëheqja ka prishur balancën
Fatmir Sejdiu
Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu i ka deklaruar BBC-së se pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu, çështja më urgjente që shtrohet është fati i koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ai ka thënë se situata është shumë e rënduar dhe se tani për tani nuk dihet asgjë se çfarë do të ndodhë me këtë koalicion.

Zoti Kryeziu i ka thënë BBC-së se strukturat e larta drejtuese të LDK-së janë duke i diksutuar modalitetet e daljes nga kriza dhe ka shprehur shpresën se situata do të mund të zgjidhej brenda dy javësh, duke mos përjashtuar asnjë nga zgjidhjet e mundshme, madje as prishjen e koalicionit.

Me zotin Kryeziu bisedoi Muharrem Nitaj i BBC-së.

BBC: Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së presidentit Sejdiu?

Eqrem Kryeziu: Besoj se e para çështje kryesore që duhet shtruar pas këtij akti të presidentit është fati i LDK-së në koalicion.

BBC: Çfarë do të bëni ju, do të kërkoni që të dërgoni një njeri tjetër që të zgjidhet president nga LDK-ja?

Eqrem Kryeziu: Nënshkrues i atij koalicioni ka qenë pikërisht lideri i partisë, Fatmir Sejdiu, dhe unë nuk mund të them me saktësi dhe as përafërsisht se çfarë do të ndodhë mëpastaj.

BBC: D.m.th, akoma nuk dihet se në çfarë pistash do të gjendet zgjidhja. Nuk dihet nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme apo do të zgjidhet një tjetër përfaqësues që ta vazhdojë mandatin e presidentit Sejdiu, ku e ka lënë ai?

Eqrem Kryeziu: Po. Unë edhe një herë po e them se çfarë do të ndodhë me koalicionin e dy partive të mëdha. Ndërkaq, për të dhënë një përgjigje të tillë, natyrisht, nuk mund ta them tani për tani, sepse kjo është çështje e bisedave goxha të thella brenda LDK-së.

BBC: Ju jeni takuar dje (të hënën). Cili është disponimi i partisë aktualisht?

Eqrem Kryeziu: Kemi mbajtur mbledhje dje dhe kemi reaguar mbi aktin e dorëheqjes së presidentit. Tani se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, natyrisht se vijnë në rradhë bisedat dhe temat për të cilat folëm.

BBC: Zoti Kryeziu, unë po përpiqem fort që ta nxjerr një përgjigje nga ju. Ma thoni ju lutem; do të vazhdojë koalicioni apo ka një disponim që ai të shkatërrohet?

Eqrem Kryeziu: Jo, kjo çështje nuk është shtruar në rend dite në LDK, por do të duhet të shtrohet, meqë nënshkruesi i atij koalicioni Fatmir Sejdiu dje dha dorëheqje, jo vetëm nga posti i presidentit por edhe nga mundësia për të mbajtur balancën në mes të LDK-së dhe PDK-së në koalicionin e madh.

BBC: Çfarë dini ju zoti Kryeziu?

Eqrem Kryeziu: Nuk kam ndonjë njohuri sekrete, por unë po flas logjikisht se nga mund të shkojë rrjedha e ngjarjeve, bisedat, shoshitja, analizat dhe mëpastaj konsultimet me të gjithë faktorët e mundshëm e në fund marrja e një vendimi.

BBC: Ju po më thoni se situata megjithatë është goxha e rëndë?

Eqrem Kryeziu: Domosdo, sa i përket jetës politike është një situatë e rëndë dorëheqja e presidentit.

BBC: Kur besoni ju se do t’i vihet pikë kësaj çështjeje, brenda javës?

Eqrem Kryeziu: Unë nuk jam profet, por besoj se brenda dy javëve të ardhshme apo 20 ditëve do të ketë një zgjidhje ose gjërat do të marrin një trajtë.

LOKALE
PDK: Jo president me gjysmë mandati
28 shtator 2010 | Rajoni
Reagime për dorëheqjen e Sejdiut
27 shtator 2010 | Rajoni
Shala: Jo zgjedhje pa Haradinajn
28 shtator 2010 | Rajoni
Thaçi: Rasti Sejdiu-çështje serioze
26 shtator 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>