|
Kryeministri Thaçi në Bruksel | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Bruksel ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Para nisjes, zoti Thaçi u prononcua edhe për mundësinë e shpalljes së pavarësisë: "Data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është koordinuar me miqtë ndërkombëtarë dhe kjo ditë do të shpallet në parlamentin e Kosovës dhe jo në aeroport,"- tha kryeministri Thaçi në përgjigje të insistimit të gazetarëve që të thotë datën e saktë të vendimit formal për pavarësinë e Kosovës. Ai shtoi se publikimi i datës së pavarësisë do të jetë një befasi shumë e shpejtë: "Në Bruksel do të diskutojmë për të ardhmën e Kosovës dhe për ardhjen e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Unë do të prezantoj qëndrimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës, se Kosova është e gatshme për shtet,”- tha të martën z. Thaçi. Në fakt akoma nuk dihet nëse Misioni i Bashkimit Evropian do të vendoset para vendimit formal të pavarësimit të Kosovës, apo pas tij. Mirëpo pavarësisht prej kësaj, institucionet në Kosovë, do të duhej që të kryenin përgatitjet e tyre për të filluar se funksionuari si shtet. Zoti Thaçi tha se Kosova ishte e gatshme për këtë, mirëpo shumë procese të brendëshme që lidhen me statusin akoma janë në fazën zhvillimore. Kadri Kryeziu, njëri nga anëtarët e Komisonit për hartimin e kushtetutës i ka thënë BBC-së, se Kosova nuk mund ta ketë kushtetutën e saj, të paktën edhe për dy muaj të tjerë, aq sa nevojiten për debatin publik, që është i domosdoshëm për miratimin e kushtetutës. | LOKALE Krasniqi: pavarësia në shkurt22 janar 2008 | Rajoni Reagimet e Prishtinës për zgjedhjet në Serbi21 janar 2008 | Rajoni Ish kreu i OKB-së në Kosovë flet për BBC-në18 janar 2008 | Rajoni Moska dhe Serbia kundër pavarësisë17 janar 2008 | Rajoni Debat për Kosovën në KS të OKB-së16 janar 2008 | Rajoni Vollebaek kërkon afrim te pakicat15 janar 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||