|
Debat për Kosovën në KS të OKB-së | |||||||||||||||||||||||
Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mërkurën diskuton për Kosovën. Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit ranë dakord më herët për formatin e kësaj mbledhjeje për të qenë pjesërisht e hapur, pasi më parë nuk ishin pajtuar që mbledhja të ishte krejtësisht e mbyllur. Mbledhja trajton raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Madrid. Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Joackim Ruecker, do të paraqesë një raport të zgjeruar për situatën dhe proceset në Kosovë. Besohet se ky do të jetë raporti i fundit i një përfaqësuesi të Misionit të OKB-së në Kosovë, pasi ai do të zëvëndësohet shumë shpejt nga misioni i Bashkimit Evropian Në seancën e të mërkurës do të flasë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili ka deklaruar se atje do të kundërshojë pavarësinë për Kosovën dhe do të mbrojë interesat e Serbisë. Ai ka thënë se do të hapë dialogun me mbështetësit e pavarësisë së Kosovës, për t'i bindur ata që të heqin dorë nga një zgjidhje e tillë. "Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit do të hedh dritë mbi perspektivën e statusit të Kosovës, duke pasur parasysh gjithë politikën rajonale dhe, normalisht, do të mbroj interesat e Serbisë. Edhe një herë do të përsëris se Serbia, absolutisht, nuk e pranon asnjë lloj pavarësie për Kosovën dhe do ta shfuqizojë çfarëdo vendimi të tillë dhe do të nisë proceset juridike dhe diplomatike kundër një vendimi të tillë," tha presidenti serb. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se në Nju Jork, do të flasë për përparimet që janë bërë në Kosovë dhe për domosdoshmërinë që statusi i Kosovës të zgjidhet me urgjencë. "Do të kemi një prezantim të progresit, të suksesit të institucioneve dhe të popullit të Kosovës dhe mendoj se ky raport do të jetë raporti i fundit, raporti i suksesshëm që i hap perspektivë edhe vendimit ndërkombëtar për statusin e Kosovës", tha kryeministri i Kosovës. Kjo është hera e parë që kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës do të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pritet që edhe në këtë mbledhje të ketë mospajtime ndërmjet vendeve perëndimore që kryesohen nga Shtetet Bashkuara dhe Rusisë, për të ardhmen e misionit të OKB-së ne Kosovë dhe për vendosjen e misionit të BE-së në Prishtinë. Vendet përendimore nuk kanë arritur që të miratojnë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, sipas së cilës do të zëvëndësohej Rezoluta 1244 dhe do të vendosej misioni i ri i BE-së. Ato tani po provojnë që këtë proces ta zgjidhin jashtë Këshillit të Sigurimit. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza BE-ja përgatitet për misionin në Kosovë10 janar 2008 | Rajoni Noel Malcolm, historian 14 janar 2008 | Rajoni Serbia kundër vëzhguesve në zgjedhje14 janar 2008 | Rajoni Vollebaek kërkon afrim te pakicat15 janar 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||