|
Serbia kundër vëzhguesve në zgjedhje | |||||||||||||||||||||||
Serbët votojnë me 20 janar për presidentin e vendit dhe një javë përpara se ata të hedhin votën e tyre Komisioni Zgjehdor vendosi që të ndalojë britanikët dhe amerikanët që të jenë në mesin e vëzhguesve të zgjedhjeve. Disa anëtarë të Komisionit thanë se vëzhguesit e këtyre dy vendeve nuk janë të mirëpritur për shkak se janë duke mbështetur qëllimin e Kosovës për t'u pavarësuar prej Serbisë. Komisioni Zgjedhor Republikan ka marrë vendimin që 23 përfaqësueve të OSBE-së dhe tre përfaqësuesve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura – Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit t'u lejojë vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale të 20 janarit në Serbi, por jo edhe atyre të ambasadave amerikane e britanike në Beograd. Arsye për këtë nuk është dhënë, por fjala është për qëndrimin politik ndaj këtyre dy vendeve për shkak të angazhimit të tyre për pavarësinë e Kosovës. Deri më tash në Serbi nuk ka ndodhur që të refuzohet pjesëmarrja e përfaqësueve të ndonjë vendi në vëzhgimin e procesit zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Millosheviqit. Më këmbëngulës kundër pjesëmarrjes së tyre kanë qenë përfaqësuesit e partisë së kryeministrit Koshtunica. Njëri prej tyre ka thënë se është kundër pjesëmarrjes sepse edhe gjyshi i tij ka qenë kundër anglezëve. Kundër kanë qenë edhe socialistët e radikalët, por këta të fundit nuk kanë votuar as për as kundër ardhjes së tyre. Këtu vlerësohet se një vendim i tillë i Komisionit Zgjedhor Republikan do të ketë pasoja të mëdha politike për Serbinë, me që fjala është për dy vende me ndikim të madh në botë. Reagimi amerikan dhe britanik Ambasada amerikane dhe britanike në Beograd kanë shprehur shqetësim për këtë vendim duke rikujtuar se Kuvendi i Serbisë i ka ftuar më heret përfaqësuesit e këtyre dy shteteve, si dhe vendet tjera anëtare të OSBE-së që ta vëzhgojnë procesin zgjedhor. Në ambasadën britanike thonë se janë të habitur dhe të dëshpruar për shkak të këtij vendimi. Sepse, sipas tyre, çështja e përcjelljes së zgjedhjeve nuk duhet të futet në mospajtime politike. Paralajmërohet se do të kërkojnë arsyetimin e shkaqeve për një vendim të tillë. Kandidatët Janë nëntë kandidatë për president të Serbisë, por favoritë për të shkuar në raundin e dytë janë Boris Tadiq, presidenti aktual dhe kryetar i Partisë Demokratike dhe Tomisllav Nikoliq, zëvendsëkryetar i Partisë Radikale serbe. Gati të gjithë kandidatët në plan të parë të programeve të veta e kanë ruajtjen e sovranitetit dhe të tërësisë tokësore të Serbisë, pra me Kosovën në përbërje të saj, me përjashtim të kandidatit të Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, i cili e kritikon politikën aktuale serbe ndaj Kosovës. Ky i fundit thotë se Kosova realisht ka plot tetë vjet vjet që është e pavarur dhe pushteti aktual po e mashtron opinionin dhe po e shfrytëzon Kosovën për të mbajtur pushtetin ashtu sikurse bëri edhe regjimi i Milosheviqit. Sipas zotit Jovanoviq kjo politikë duhet të ndryshohet rrënjësisht. Në fakt në këto zgjedhje po zhvillohet betejë e ashpër midis dy Ultra-nacionalisti Nikoliq kësaj rradhe po paraqitet me një fjalor të moderuar duke mos e përmendur Serbinë e Madhe për çka vazhdimisht është angazhuar partia e tij. Ai thotë se është kundër luftës dhe për bashkëpunim si me Perëndimin ashtu edhe me Rusinë, madje lavdëron edhe politikën e dikurshme të udhëheqësit komunist jugosllav, Josip Broz Tito. Raundi i parë zhvillohet në 20 janar ndërsa i dyti në 3 shkurt. Rreth misionit të ardhshëm të BE-së në Kosovë Ndërkohë, në Beograd po shtohen reagimet ndaj vendimit të BE-së për dërgimin e Misionit Civil në Kosovë. Si dhe në rastet e mëparshgme, edhe kësaj here ato janë të ashpra, dhe kryesisht vijnë nga bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit Vojisllav Koshtunica. Ata thonë nëse BE-ja dëshiron ta nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë atëherë duhet të heqë dorë nga dërgimi i Misionit Civil në Kosovë i cili duhet ta zbatojë planin e hedhur poshtë të Ahtisaarit i cili e parashikon pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre, kjo do të thotë copëtim i Serbisë që, vazhdojnë ata, është në kundërshtim me Kartën e KB-së, Rezolutën 12-44 dhe Aktin Final të Helsinkit, sepse cënohet sovarniteti dhe tërësia tokësore e Serbisë. Zyrtarët serbë thonë se Serbia kurrë nuk të pranojë akte të tilla dhe marrëveshjen mund ta nënshkruajë vetëm si shtet i tërë, me Kosovën në kufijtë e saj. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||