|
Moska dhe Serbia kundër pavarësisë | |||||||||||||||||||||||
Moska ka thënë se Kosova kurrë nuk do pranohet si shtet nga Kombet e Bashkuara apo organizma të tjera politike ndërkombëtare nëse shpall pavarësinë. I dërguari i posaçëm rus përkrahu presidentin serb, Boris Tadic, i cili i ri-theksoi Këshillit të sigurimit se Beogradi nuk do të pranojë kurrë një Kosovë sovrane. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i tha Këshillit se pavarësia ishte e domosdoshme për suksesin rajonal. I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkura tha se bisedimet kishin mbetur në vend dhe kishte ardhur koha për të marrë vendim. Negociatat e të organizuara me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, mes udhëheqësve shqiptarë dhe serbë për statusin e Kosovës, nuk sollën rezultat në nëntor. Kosova ka qënë nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara që në vitin 1999, kur sulmet e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara bënë që forcat serbe të largohen nga Kosova.
Shqiptarët përbëjnë 90% të popullsisë dhe zoti Thaçi, i Partisë Demokratike dhe kryeministër tha se shpallja e pavarësisë është çështje kohe. Qëndrimi rus Si anëtare e përhershme, me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit të përbërë nga 15 kombe, Rusia ka fuqinë për të bllokuar çdo kërkesë nga Kosova për t'u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara. "[Shqiptarët e Kosovës] nuk do të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara, nuk do të bëhen anëtarë të institucioneve politike ndërkombëtare nëse ata ndjekin rrugën e deklaratave të njëanshme," u tha gazetarëve i dërguari i posaçëm rus, Vitali Çurkin. Presidenti i Serbisë i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe do të 'ruante integritetin e tij territorial me të gjitha format demokratike, argumentet ligjore dhe diplomaci'. " Serbia nuk do të përdorë dhunën dhe luftën, " shtoi ai , duke kërkuar për " kompromis të pranueshëm nga të dyja palët". Zoti Tadiç tha se njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të kishte "pasoja te paparashikueshme për rajone të tjera që përballen me separatizëm etnik." Ai shtrëngoi duart me zotin Thaçi. Ky i fundit me pas i tha një gazetari: "Ne shtrënguam duart si udhëheqës të dy vendeve të pavarura." I dërguari i posaçëm, Zalmay Khalilzad, tha se Këshilli i Sigurimit nuk kishte arritur të zgjidhte mosmarrëveshjen në lidhje me Kosovën dhe nuk kishte me rol në vendimin për e statusin e saj. "Sigurisht që zgjidhja e fundit për problemin që ka rajoni është integrimi në institucionet më të gjera europiane dhe veçanërisht në Bashkimin Europian" shtoi ai. Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Joachim Reucker, i cili i raportoi Këshillit të Sigurimit për gjendjen në Kosovë në tre muajt e fundit dhe përparimet e arritura në përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, u deklaroi gazetarëve në Nju Jork se përparimet e mëtejme në Kosovë varen nga zgjidhja e statusit. Ai tha se Kosova është e gatshme të lëvizë drejt zgjidhjes së statusit. "Unë nuk dua të spekuloj tani çfarë do të ndodhë ose jo në javët e ardhshme. UNMIK-u nuk e ka mandatin të komentojë për statusin. Natyrisht ne nuk jemi as të verbër, as të shurdhër. Sa i përket statusit me një dozë maturie kemi një angazhim të matur me Ekipin Planifikues të Bashkimit Evropian, kemi KFOR-in në Kosovë që kujdeset për situatën e sigurisë…", tha zoti Reucker. Ndërkohë në Kosovë nuk ka patur reagime rreth seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo për shkak se seanca ka përfunduar shumë vonë, përkatësisht pas mesnatës, sipas kohës lokale, dhe reagimet e para priten gjatë të enjtes. Ajo që mund të thuhet tani për tani është se askush në Kosovë nuk ka pritur që Këshilli i Sigurimit të marrë ndonjë vendim për statusin e Kosovës. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Debat për Kosovën në KS të OKB-së16 janar 2008 | Rajoni Vollebaek kërkon afrim te pakicat15 janar 2008 | Rajoni Noel Malcolm, historian 14 janar 2008 | Rajoni BE-ja përgatitet për misionin në Kosovë10 janar 2008 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||