|
Në pritje të zyrtarizimit të koalicionit | |||||||||||||||||||||||
Marrëveshja për koalicionin qeverisës mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, mund të zyrtarizohet gjatë ditës së premte. Kjo mund të bëhet e mundur pas një periudhe shtesë për konsulta. Marrëveshja nuk u zyrtarizua nga mesi i javës meqë LDK-ja ka kërkuar më shumë kohë për konsulta të brendshme, pas paraqitjes së një numri pakënaqësish brenda partisë. Të dy krerët e partive më të mëdha në Kosovë, që janë pajtuar në parim të krijojnë një koalicion qeverisës, Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu, kanë deklaruar se të dyja partitë kanë nevojë për më shumë konsulta brenda radhëve të tyre. Presidenti i Kosovës, dhe njëkohësisht kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se marrëveshja për koalicionin qeverisës do të arrihet shumë shpejt, pas përfundimit të konsultave të nevojshme. Mosarritja e marrëveshjes mes dy partive politike besohet se po zvarrit gjithë procesin e ndërtimit të institucioneve të Kosovës dhe, siç thuhet, po e fut Kosovën në boshllëk institucional. | LOKALE Çeku krenar për punën e qeverisë së tij 27 dhjetor 2007 | Rajoni PDK e LDK në qeverinë e përbashkët26 dhjetor 2007 | Rajoni Pritet marrëveshja për koalicionin25 dhjetor 2007 | Rajoni Rinisin bisedimet për qeverinë e re24 dhjetor 2007 | Rajoni E ardhmja e Orës pas dorëheqjes së Surroit24 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||