BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 24 dhjetor 2007 - 10:53 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rinisin bisedimet për qeverinë e re

Selia e qeverisë dhe kuvendin e Kosovës
PDK-ja thotë se do të dalë shpejt me formulën qeverisëse.
Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale, ka paralajmëruar se këtë javë do të dalë me formulën qeverisëse.

Bisedimet ndërmjet PDK-së dhe partnerëve të saj të mundshëm qeveritarë do të rinisin të hënën.

Bisedimet më serioze dhe më intensive për ndërtimin e qeverisë se re janë bërë deri tani ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bisedimet u ndërprerjenë javën e kaluar për shkak të pjesëmarrjes së presidentit, Fatmir Sejdiu, dhe mandatarit për kryeministër, Hashim Thaçi, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

'Formulë qeverisëse'

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se PDK-ja do të dalë në fillim të javës me formulën qeverisëse dhe do të përcaktohen mënyrat e përurimit të institucioneve të reja.

 Ne do të zhvillojmë... bisedime të nevojshme për të konkretizuar çështje që do të ishin të pranueshme për një koalicion të qëndrueshëm.
Fatmir Sejdiu

Bisedimet më serioze dhe më intensive për ndërtimin e qeverisë se re janë bërë deri tani ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Udhëheqësi i LDK-së, presidenti Fatmir Sejdiu, ka shprehur disponimin e kësaj partie për të vazhduar bisedimet me PDK-në.

"Ne do të zhvillojmë, sigurisht edhe në këto pak ditë që i kemi para vetes, bisedime të nevojshme për të konkretizuar çështje që do të ishin të pranueshme për një koalicion të qëndrueshëm dhe besoj se nga Lidhja Demokratike qasja do të jetë në këtë vazhdimësi korrekte, siç ka qenë edhe nga Partia Demokratike deri tash", tha ai.

Z. Sejdiu, ka theksuar nevojën e formimit sa më shpejtë të institucioneve të reja, që do të burojnë nga rezultatet e zgjedhjeve të 17 nëntorit.

Ai tha se këto institucione i presin vendime shumë të rëndësishme në prag të pavarësisë së Kosovës.

Aleatë të tjerë

Përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partia Demokratike ka zhvilluar bisedime serioze për ndërtimin e qeverisë edhe me Aleancën Kosova e Re të Behxhet Pacollit.

Por Lidhja Demokratike kundërshton hyrjen në një koalicion me partinë e zotit Pacolli duke preferuar që formula e ardhshme qeverisëse të jetë PDK-LDK dhe pakicat.

Megjithatë ende mbetet e paqartë kush do të jetë në pozitë dhe kush në opozitë dhe nëse klasa politike e Kosovës do të jetë në gjendje të formojë institucionet para Vitit të Ri.

LOKALE
Kosovë - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve
07 dhjetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>