BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 17 dhjetor 2007 - 10:58 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Përpjekje për qeverisje të përbashkët
Hashim Thaçi
Bisedimet janë ndërprerë për mosmarrëveshje rreth një numri çështjesh.
Bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë janë ndërprerë deri në kthimin e dy udhëheqësve të lartë të PDK-së dhe LDK-së, Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu, nga mbledhja e KS të OKB-së.

Java e kaluar ka shënuar përpjekjet serioze të kryeministrit të mandatuar Hashim Thaci, për të arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e LDK-së për një qeverisje të përbashkët.

Mosmarrëveshje

Por bisedimet thuhet se janë ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një numri çështjesh, megjithëse bëhet me dije për një përafrim të dy partive, që kanë qenë rivale në të kaluarën.

Kryeministri i mandatuar, Hashim Thaci, ka thënë se kanë mbetur edhe pak hollësi për t'u diskutuar deri në shpalljen e koalicionit qeverisës.

Zyrtarë të partisë që ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 17 Nëntorit thonë ndërkaq se bisedimet pritet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar nga mesi i javës dhe bëjnë me dije se nga formula e qeverisjes nuk është përjashtuar as edhe partia që ka dalë e treta në zgjedhje, Aleanca Kosova e Re e afaristit kundërthënës, Behgjet Pacolli.

LOKALE
Kosovë - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve
07 dhjetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>