|
Fillojnë konsultimet për krijimin e qeverisë së re | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka mandatuar udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin që të fillojë konsultimet për krijimin e qeverisë së re. Vetëm pak minuta pas këtij vendimi formal të presidentit Sejdiu, zoti Thaçi filloi konsultimet me liderët partiakë duke ftuar të parin në bisedime presidentin Sejdiu që është kryetar i partisë së dytë në Kosovë, LDK-së. Menjëherë pas takimit me Sejdiun Thaçi paralajmëroi se do të takojë liderin e partisë së tretë, Bexhet Pacollin, për të vazhduar me vonë edhe me takime me kryetarë të tjerë partishë, që e kanë kaluar pragun zgjedhor. Ai madje ka paralajmeruar se në bisedime për qeverinë e re do të ftojë edhe Veton Surroin i cili këtë herë nuk mundi ta kalojë pragun zgjedhor. Lideri i PDK-së, partia e të cilit në zgjedhjet e nëntorit mori 35 për qind të votave, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të jetë i hapur për të gjithë që duan të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, por nuk ka përmendur ndonjë formulë të mundëshme për krijimin e saj. Analistët vërejnë se nuk përjashtohet mundësia që qeveria e ardhshme e Kosovës, të jetë një qeveri koalicioni ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si tri fituese të pushtetit edhe në nivelin lokal. | LOKALE Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Pjesëmarrje e ulët në raundin e dytë zgjedhor në Kosovë08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore PDK-ja fiton raundin e dytë të zgjedhjeve lokale09 dhjetor 2007 | Rajoni Kosova në raundin e dytë të zgjedhjeve08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve07 dhjetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||