|
Pjesëmarrje e ulët në raundin e dytë zgjedhor në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, doli me rezultatet e para të pjesëmarrjes së votuesve në të gjithë Kosovën, për rrethin e dytë të votimeve për balotazh. Kryeshefi i këtij Komisioni Mazlum Baraliu ka thënë se deri në mesditë kanë marrë pjesë vetëm 12.53 përqind e votuesve. Numri më i madh i tyre sipas zotit Baraliu është shënuar në Obiliq, Gjakovë, Klinë, Deçan e Prishtinë. Në anën tjetër zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës Veton Elshani ka thënë se incidenti i vetëm që ka ndodhur gjatë ditës së sotme ishte në Malishevë ku rreth orës 12:00, një prej qendrave të saj është mbyllur për 30 minuta. Sipas zotit Elshani katër persona janë arrestuar pasi kanë ndërhyrë me forcë në këtë qendër e cila ndodhet në pjesën qëndrore të Kosovës. Ai tha gjithashtu se nuk ka ndodhur asnjë incident tjetër që mund të ndikonte në zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve. Kryeshefi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z. Baraliu ka thënë se është ende herët për të publikuar një shifër të saktë të pjesmarrjes së votuesve, pasi sipas tij ata kanë ende kohë, deri në orën 19. Në të gjithë Kosovën janë hapur 538 qendra të votimit, në 23 komuna në të cilat do të votohet për 46 kandidatë për kryetarë të komunave. | LOKALE PDK-ja fiton raundin e dytë të zgjedhjeve lokale09 dhjetor 2007 | Rajoni Ruecker zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve05 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve07 dhjetor 2007 | Rajoni Kosovë - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||