BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 25 dhjetor 2007 - 09:36 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Pritet marrëveshja për koalicionin
Hashim Thaçi
LDK-ja ka pranuar ofertën për një koalicion qeverisës me PDK-në.
Hajredin Kuqi, nënkryetari i PDK-së, parti kjo që ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 17 Nëntorit, i ka thënë BBC-së se mesi i kësaj jave do të jetë afati i caktuar për konkretizimin e një marrëveshjeje për qeverisje dhe ndoshta edhe afat për deklarimin e koalicionit.

Sipas tij, fundi i këtij viti apo ditët e para të vitit të ardhshëm, Kosovën do ta gjejnë me qeverinë e re.

Zoti Kuqi ka thënë se Partia e tij po shqyrton përgjigjen pozitive për koaliconin qeverisës të LDK-së dhe do të marr qëndrim të shpejtë për të.

LDK-ja ka pranuar ofertën për një koalicion qeverisës me PDK-në, por ka parashtruar një numër kërkesash për arritjen e një marrëveshjeje ndërpartiake.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se posti i presidentit të Kosovës është pjesë e marrëveshjes politike, por ka shtuar se qeveria e ardhshme do të identifikohet me një program politik dhe me një autoritet të fortë të kryeministrit.

Arbër Vllahiu e pyeti zotin Kuqi se deri ku kanë arritur bisedimet për krijimin e qeverisë së re të Kosovës?

Hajredin Kuqi: PDK ka intensifikuar aktivitetet e saj për krijimin e qeverisë. Ne kemi pasur dy faza të bisedimeve me të gjitha subjektet politike që kanë fituar mandatin në Kuvendin e Kosovës, por edhe me partinë ORA. Në fazën e parë ne kemi hasur në gatishmërinë e tyre për t'iu bashkëngjitur koalicionit qeverisës.

Në fazën e dytë kemi vënë disa kritere për ndërtimin e qeverisë dhe mund të them se sot kemi një përgjigje pozitive nga LDK, të cilën do ta shqyrtojmë me kujdes në ditët në vijim, më saktësisht gjatë dy ditëve që do të vijnë, dhe ne do të dalim me qëndrimin tonë konkret.

BBC: Dhe kjo do të thotë se LDK-ja ka parashtruar kërkesat e saj për të hyrë në koalicionin qeverisës?

Hajredin Kuqi: Ajo është pajtuar me ofertën tonë për qeverisjen e ardhshme në qeverinë e Kosovës. Tani kanë mbetur të detajizohen edhe disa çështje të tjera dhe mendoj se dita e mërkurë do të jetë ditë e afatizuar për konkretizimin e të gjitha çështjeve dhe ndoshta edhe për proklamimin e koalicionit eventual.

 Fundi i këtij viti apo ditët e para të vitit të ardhshëm Kosovën do ta gjejnë me qeverinë e re.
Hajredin Kuqi

BBC: Pra, mund të presim që para fundit të këtij viti të krijohet qeveria e Kosovës?

Hajredin Kuqi: Ne do t'i bëjmë të gjitha aktivitetet që kjo të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne jemi të interesuar që kjo të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor, por do të mundohemi që të gjejmë zgjidhje cilësore dhe jo ndoshta nën presionin e kohës.

Por fundi i këtij viti apo ditët e para të vitit të ardhshëm Kosovën do ta gjejnë me qeverinë e re.

BBC: Dhe qeveria e re do të përbëhet nga dy apo më shumë parti politike?

Hajredin Kuqi: Orientimi ynë tani për tani ende nuk është në fazën e vendimarrjes, por me siguri se ne do të jemi për një qeveri funksionale dhe cilësore. Në kuptimin e kësaj do ta ndërtojmë edhe qeverinë, por jemi të bindur se Kosova do ta ketë edhe pozitën edhe opozitën e saj.

BBC: Zoti Kuqi a mund të më thoni se cilat janë kushtet që ju i keni parashtruar partnerëve tuaj apo partive të tjera politike për të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme?

Hajredin Kuqi: Mund të them se ne kemi vënë shumë kushte, një nga një, por ajo që do ta rrumbullakësoja është se është qëllim yni që të kemi një qeverisje funKsionale dhe cilësore dhe një qeverisje të integruar në mënyrë që shembujt paraprak të mos ndodhin në qeverinë e ardhshme, ku ka pasur qeveri brenda qeverisjes apo edhe forma të tjera.

Pra, qeveria e ardhshme do të identifikohet me një program politik, me jetësimin e atij programi politik dhe me një autoritet të fortë, do të thosha, të kryeministrit, por njëkohësisht duke ruajtur dinjitetin dhe indetitetin e secilit ministër por edhe të subjekteve politike që i bashkangjiten PDK-së në qeverisje.

BBC: Dhe, ju do të kërkoni që të ketë ndryshime në të gjitha institucionet e Kosovës?

Hajredin Kuqi: Kjo është çështje e marrëveshjes politike. Ne në kushtin e parë e kemi thënë se të gjitha mandatet burojnë nga zgjedhjet e 17 Nëntorit dhe po e them me përgjegjësi të plotë se marrëveshja eventuale me LDK-në ose me partitë e tjera do ta vëjë një pikë edhe pozitën e presidentit të Kosovës.

BBC: Dhe ia keni lënë këtë pikë LDK-së, që tani, për ta marrë me vete në qeverisjen e re të Kosovës?

Hajredin Kuqi: Gjithsesi ne i kemi vënë të tri pozitat kryesore. Natyrisht se dy janë siguruar, njëra për kryeministër, që tani dihet, dhe një të kryetarit të Kuvendit, sipas Kornizës Kushtetuese. Pozita e presidentit është çështje e marrëveshjes politike, se si funksionon sot dhe në të ardhmen.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>