|
Udhëheqës të Kosovës në Madrid | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqja më e lartë e Kosovës ka udhëtuar për në Madrid për të kërkuar mbështetje për pavarësinë e vendit. Prishtina thotë se pas përfundimit pa marrëveshje të negociatave për statusin e Kosovës, ajo duhet të harmonizojë qëndrimet me Komunitetin Ndërkombëtar dhe ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Udhëtimi në Spanjë ka edhe një efekt të posaçem për shkak të një roli të rëndësishëm që ka ajo në Bashkimin Evropian, ka deklaruar presidenti Sejdiu. "Po shkojmë në Madrid për të sqaruar qëndrimin tonë për pavarësinë e Kosovës," ka thënë zoti Sejdiu. Veton Surroi, ndërkaq në prag të nisjes për në Madrid, tha se pas vizitës së Treshës së Grupit të Kontaktit, tashmë është e qartë se Kosova nuk mund të llogarisë në mbështetjën e të gjitha vendeve, për pavarësi. "Kosova nuk mund të jetë peng as i Serbisë e as i Rusisë në rrugëtimin e saj." Besohet se Spanja mund të hezitojë ta njohë pavarësinë e Kosovës prandaj udhëheqja e saj thotë se po shkon në Madrid për të shfrytëzuar edhe një mundësi që Spanja të ndryshojë qëndrim. Tashmë nuk është fshehtësi se cilat janë vendet që kanë rezerva për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Ato janë Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia. Ministri i jashtëm i kësaj të fundit, Jan Kubis, gjatë një vizite në Prishtinë, tha se vendi i tij do të preferonte një zgjidhje të negociuar dhe një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Mirëpo ai tha po ashtu se vendi i tij beson se duhet një zgjidhje e shpejtë për Kosovën, nga se “Status quoja” nuk është zgjidhje. Prishtina duket se është më e vendosur se kurrë që ta shpallë pavarësinë e saj, dhe duket se këtë herë do ta ketë edhe mbështetjen e shumë vendeve përendimore. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, pas bisedimeve të Badenit tha se Kosova kishte siguruar mbështetjen e më shumë se 20 shteteve të Bashkimit Evropian. Burime mirë të informuara thonë se disa nga shtetet e fuqishme kanë marrë përsipër të bindin shtetet e “luhatura” që të jenë në favor të një pavarësie të mbikqyrur. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, deklaroi të martën se Kosova do ta shpallë pavarësinë menjëherë në fillim te vitit te ardhshëm. | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Treshja nuk do të propozojë zgjidhje për statusin04 dhjetor 2007 | Rajoni BE-ja në Kosovë pas UNMIK-ut03 dhjetor 2007 | Rajoni Pritet raporti për negociatat mbi statusin03 dhjetor 2007 | Rajoni Përfundojnë bisedimet për statusin28 nëntor 2007 | Rajoni Çeku për shpalljen e pavarësisë28 nëntor 2007 | Rajoni Rohan për bisedimet dhe statusin27 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||