|
Pritet raporti për negociatat mbi statusin | |||||||||||||||||||||||
Treshja Ndërmjetësuese e Grupit të Kontaktit pritet që t'ia paraqes Beogradit dhe Prishtinës raportin e saj për mbarëvajtjen e bisedimeve për statusin e Kosovës. Raporti që u hartua pas 120 ditë të bisedimeve shtesë për statusin e Kosovës besohet se do të përmbajë në hollësi çështjet e diskutuara gjatë bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Raundi i fundit që u zhvillua në Baden të Austrisë përfundoi pa marrëveshje mes palëve por me zotimin e tyre se do ta ruajnë qetësinë dhe paqen në rajon. Përfaqësuesi i BE-së në Treshen e Grupit të Kontaktit, ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se gjendja në rajon mund të përkeqësohet nëse udhëheqja kosovare vendos të shpall pavarësinë dhe nëse Beogradi zyrtar do të intervenojë për ta parandaluar atë: "Mos të harrojmë se janë 15 mijë trupa të KFOR-it, nën komandën e NATO-s, në Kosovë. Prandaj, ne jemi të përgatitur për paqëndrueshmëri në rajon dhe unë shpresoj se nuk do të kemi nevojë të dramatizojmë atë që do të dukej periudhë problematike,"- ka thënë ambasadori Ischinger. Ndërkaq, Treshja pritet që këtë raport, që sot do ta dorëzojë në Beograd dhe pastaj edhe në Prishtinë, më 9 dhjetor ta paraqes në takimin e Grupit të Kontaktit në Vjenë dhe një ditë më pas do t'ia dorëzojë atë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||