|
Tirana përshëndet zgjedhjet në Kosovë | |||||||||||||||||||||||
Zgjedhjet në Kosovë janë ndjekur edhe në Shqipëri. Politikanët shqiptarë janë shprehur se me këto zgjedhje po lind shteti i ri i Kosovës. Kryefjala e deklarimeve të politikanëve shqiptarë vazhdimisht ka qenë se zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë i prijnë pavarësisë. Pavarësisht rezultateve që do të arrijnë partitë politike kosovare në këto zgjedhje, një gjë është e qartë bashkëpunimi midis Tiranës dhe Prishtinës do të shtohet më tej. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në një prononcim të tij, tha se po priste me kënaqësi autoritetet që do të dalin nga këto zgjedhje. "Po pres me kënaqësi të madhe të bashkëpunoj me autoritetet që do të zgjidhen në këto zgjedhje", tha zoti Berisha. Nga ana e tij shefi i diplomacise shqiptare, Lulëzim Basha, tha se në këto zgjedhje qytetarët kosovare kanë shpalosur aspiratat e tyre për pavarësi. "Shpreh bindjen se edhe në këto zgjedhje të fundit, para përcaktimit të statusit përfundimtar, në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, qytetarët e Kosovës do të demonstrojnë vlerat më të larta të demokracisë, të qytetërimit perëndimor dhe të aspiratave të tyre, jo vetëm për pavarësi por edhe për integrim në strukturat evropiane dhe euro-atlantike," tha zoti Basha. Ai tahs e kurorëzimi me sukses i zgjedhjeve parlamentare dhe komunale i hap rrugën përfundimisht "procesit të pavarësimit të Kosovës si një proces i stabilizimi të rajonit dhe i futjes të të gjithë vendeve të rajonit ne rrjetet e integrimit evropian dhe euro-atlantik." Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama tha se me këto zgjedhje po lind një shtet i ri në Evropë. "(Ky është) lirimi përfundimtar një herë e përgjithmonë i Kosovës nga e shkuara e saj dhe fillimi i një historie të re për Kosovën," tha zoti Rama. "Sot po lind de facto shteti më i ri evropian," tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. | LOKALE Zgjedhjet në Kosovë - Hap drejt Pavarësisë18 nëntor 2007 | Faqja Kryesore Pjesëmarrje e ulët në votime18 nëntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit për zgjedhjet18 nëntor 2007 | Rajoni Përshëndetet mbarëvajtja e zgjedhjeve18 nëntor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||