BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 18 nëntor 2007 - 10:08 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Zgjedhjet në Kosovë - Hap drejt Pavarësisë
Shtypi britanik
Shtypi britanik
Disa gazeta britanike komentojnë lidhur me zgjedhjet në Kosovë duke i parë ato si një hap tjetër drejt pavarësisë ndaj Serbisë.

Ato nuk kanë mundur të pasqyrojnë mbylljen e votimeve natën vonë të shtunën dhe nuk kanë ende komente lidhur me rezultatet e mundshme konkrete, megjithatë ka disa komente lidhur me votimet, sidomos për numrin e ulët të pjesëmarësve në zgjedhje.

Komentatorët politikë në gazetat britanike janë të një mendjeje se me zhvillimin e zgjedhjeve Kosova është e gatshme që të shkëputet nga Serbia.

Gazeta THE GUARDIAN shkruan se zgjedhjet janë zhvilluar ne mesin e pritjes nga kosovarët dhe komuniteti ndërkombëtar se "Kosova do ta shpallë pavarësinë. - Bisedimet e statusit nuk po shkojnë asgjëkundi".

"Kosova," shkruan The Guardian, "pritet ta shpallë pavarësinë në shkurt, pas afatit të 10 dhjetorit kur treshja ndërkombëtare do të bëjë raportin e vet për bisedimet."

"Çfarëdo që të jenë ndryshimet midis tyre, partitë kryesore që konkuruan në zgjedhjet e Kosovës janë fuqishëm të një mëndjeje për një qëllim: Pavarasinë nga Serbia".

Nëse fiton zgjedhjet ish-komanndati guerrilas Hashim Thaçi dhe partia e tij Demokratike e Kosovë e opozitës, siç tregojnë parashikimet, kërkesat për pavarësi mund të bëhen edhe më të fuqishme, shkruan The Guardian.

Gazeta i kushton në numrin e saj të së dielës një artikull të tërë në faqet ndërkombëtare politikës britanike në rajonin e Ballkanit të shkruar nga analisti Andrew Rawnsley.

Analisti Rawnsley ngre pikëpyetje lidhur me angazhimin e politikanëve të tanishëm britanikë lidhur me Kosovën dhe Ballkanin.

Ai thotë se tani Kosova, lufta atje, konsiderohen përgjithësisht nga kryeministri i tanishëm britanik Gordon Brown si çështje e Tony Blairit, dhe zoti Brown e ka kthyer vëmendjen drejt pjesëve të tjera të botës.

"Ne jemi në prag të krizës më të madhe në Ballkan që nga fillimi i viteve 90," citon gazeta zyrtarin e partisë Konservatore në opozitë, Liam Fox, që është ministër në hije i mbrojtjes.

Gazeta THE INDEPENDENT shkruan se "Pavarësia ishte shenja kryesore në zgjedhjet në Kosovë".

Gazeta shkruan se mund të jenë thjesht çështjet aritmetike që do të parandalojnë përballjen e menjëhershme të udhëheqësve të rinj kosovarë me çështjen e pavarësisë.

PDK-ja e Hashim Thaçit nuk parashikohet të marrë vende të mjaftueshme për të formuar qeverinë vetë. Kërkimi i partnerëve për koalicion, thonë analistët, ka mundësi të nënkuptojë se ai do të duhet të moderojë qëndrimin e tij.

Rivalët më të medhenj të PDK-së, LDK-ja, nuk e kanë përjashtuar një koalicion me PDK-në, shkruan The Independent, e cila shton se ka ndryshime të mëdha politikash midis tyre.

Analisti i agjencisë Reuters, Dauglas Hamilton, shkruan në komentin e tij për zgjedhjet se duket që "Pavasia ka humbur magjinë e saj në zgjedhjet në Kosovë".

Ai thotë se shqiptarët e Kosovës, 8 vjet pasi luftuan me serbët për pavarësinë, duket se janë të zhgënjyer ndërsa ëndra e tyre po i afrohet realizimit.

Zoti Hamilton shkruan se "Kosova nuk ka asnjë hezitim për pavarësinë, por se kuptimi se realizimi i saj nuk ofron ndonjë kurim mrekullues për problemet ekonomike, ka kohë që ka zënë vendin e euforisë".

Një shkrim në faqen e internetit të BBC-së komenton lidhur me pretendimin e fitores nga kreu i PDK-së Hashill Thaçi, por thotë se bojkotimi nga serbët e Kosovës mund të minojë rezultatin e zgjedhjeve.

LOKALE
'BE gati të prijë për Kosovën'
16 nëntor 2007 | Shtypi evropian
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>