|
'BE gati të prijë për Kosovën' | |||||||||||||||||||||||
Fajnënshëll Tajms (The Financial Times), duke iu referuar kryeministrit slloven, shkruan sot se BE-ja po përgatitet të marrë rolin udhëheqës muajin e ardhshëm në përcaktimin e të ardhmës së Kosovës, ndërsa frika se negociatat e mbështetura nga Kombet e Bashkuara do të përfundojnë me dështim. Gazeta citon Janez Janshën, vendi i të cilit merr presidencën e radhës të BE-së në janar, të ketë thënë se BE-ja do të përqafojë planet që shumica shqiptare e Kosovës të sigurojë pavarësinë e kushtëzuar nga Serbia nëse Prishtina pranon mbikëqyrjen ndërkombetare dhe garancitë për pakicën e saj serbe. Në një intervistë dhënë Fajnënshëll Tajms-it, zoti Jansha citohet të ketë thënë se propozimet ishin avancim i planeve të përgatitura më herët këtë vit nga i dërguari i posaçëm i KB-së Marti Ahtisari. Zoti Jansha ka thënë se plani i BE-së 'sipas të gjitha gjasave' do të parashikojë kufizime më të rrepta për pavarsinë e Kosovës se sa që kishte propozuar zoti Ahtisari. Sipas gazetës, ai refuzoi të flasë për hollësi duke thënë se ato ende nuk ishin përpunuar. Por ai ka hedhur poshtë friken se BE mund të mos arrijë marrëveshje mbi një zgjidhje të cilës i mungon mbështetja e Kombeve të Bashkuara. Zoti Jansha citohet të ketë thënë se ai beson që propozimi do të jetë aq i plotë saqë BE do të jetë në gjendje të arrijë një vendim të përbashkët apo të paktën që për këtë do të jenë të bashkuara fuqitë kryesore evropiane. Zoti Jansha, sipas gazetës, ka lënë të kuptohet se BE do të jetë e gatshme të veprojë menjëherë pas afatit të 10 dhjetorit në samitin e saj më 14 dhjetor. Sipas gazetës, komentet e zotit Jansha mund të mos priten mirë nga të tjerët që janë të përfshirë në procesin e Kosovës që kryesisht janë përmbajtur nga bisedat për mundësinë e dështimit të bisedimeve të OKB-së, nga frika se do t'i minojnë ato. Zoti Jansha citohet të ketë thënë se sipas të gjitha gjasave marrëveshja nuk ishte e mundur. "Dhe për shkak se nuk ka zgjidhje që mund të jetë e pranueshme plotësisht nga të dyja palët, unë kam frikë që nuk ka mundësi që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim. Kjo krijon një situatë që është e ndërlikuar, në të cilin Bashkimi Evropian duhet të marrë rolin udhëheqës, sepse kjo është në fqinjësi të BE-së. Kjo është çështje e brendshme evropiane jo e federatës ruse apo e Amerikës," citohet të ketë thënë kryeministri slloven Janez Jansha në një intervistë për të përditshmen, The Financial Times. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||