|
Shtypi për botën arabe dhe papunësinë në vend | |||||||||||||||||||||||
Protestat e vazhdueshme në botën arabe mbulohen gjerësisht në shtypin britanik. INDEPENDENT fokusohet në protestat në Libi dhe shkruan se megjithë vendimin e Kolonel Gadafit në 1999 për t'i dhënë fund mbështetjes për terrorizmin, Libia mbetet nje shtet policor. Duhet të përballemi me autokratët, shkruan gazeta, por interesi i Perëndimit do të ruhet mbi të gjitha duke mbështetur vazhdimisht demokracinë. DAILY TELEGRAPH është një prej gazetave që raporton për "dhunimin e egër seksual dhe rrahjen" në Egjipt të gazetares së televizionit amerikan, Lara Logan. Kur njerëzit festuan dorëheqjen e Hosni Murbarakut në Sheshin Tahrir javën e kaluar zonjusha Logan, që është 39 vjeç, u rrethua nga një grup prej 200 vetësh që e largoi atë nga ekipi i saj. Kompania ku ajo është e punësuar CBS, thotë se ajo u shpëtua nga një grup ushtarësh egjiptianë. GUARDIAN shkruan se Sekretari amerikan i Shtetit në kohën e luftës në Irak, Colin Powell, i ka kërkuar CIA-s dhe Pentagonit të shpejgojnë pretendimet e pasakta lidhur me capacitetin e armëve biologjike të Saddam Hussein-it që ishin përfshirë në dokumentet e shërbimeve të zbulimit. Informatori që ka bërë këto akuza, dhe që njihet me emrin e koduar "curveball"- ka pranuar se i ka fabrikuar provat. Zoti Powell thuhet se është shumë i zemëruar që ai nuk ishte informuar që dëshmia e informatorit Curveball, kishte gjasa që të mos ishte e besueshme. "Shpresat e njëmilion të rinjve britanikë shuhen", është kryetitulli i të përditshmes TIMES për papunësinë në masë të madhe në mesin e të rinjve në Britani. INDEPENDENT thotë se "bisha e papunësisë mbetet ende e lirë", duke shkaktuar dëme të mëdha në mijëra jetë. DAILY MIRROR beson se ato që i cilëson si "plane të egra për mirëqënien sociale" dhe që bëhen publike të enjten, do ta shtojnë problemin, duke rritur numrin e të pastrehëve dhe zvogëlimin e ndihmave. FINANCIAL TIMES njofton se rregullatorët pritet të marrin kompentenca të reja për të ndaluar produkte që dalin në shitje dhe t'i paralajmëroi invesitorët përpara lidhur me masa shtrënguese ndaj bankave. Gazeta thotë se ndryshimet do të hyjnë në fuqi kur Shërbimet e Autoritetit Financiar në ndahen në tre organizma, vitin e ardhshëm. Dhe e pare lidhje shkencore mes ngrohjes globale dhe motit ekstrem ne Britani njoftohet në të përditshmen INDEPENDENT. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||