BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 18 shkurt 2011 - 12:48 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Zemërim dhe indinjatë në botën arabe
Bahrein
Zhvillimet në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore vazhdojnë të zënë vend të dukshëm në faqet e shtypit britanik.

E përditshmja Guardian boton në faqen e parë sot një foto nga protestat në kryeqytetit të Bahreinit nën titullin: "Kryeqytetet arabe presin dhunë ndërsa trazirat përhapen".

Në brendësi kjo e përditshme i kushton dy faqe protestave në Bahrein e Libi.

"Zemërimi i qetë i Bahreinit kthehet në indinjatë pas sulmit brutal," shkruan gazeta duke iu referuar shtypjes së dhunës së protestës atje e cila la tre të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Organizatorët e protestës, shkruan korrespondenti i gazetës nga Manama, nuk e kanë bërë të ditur vendin ku do të zhvillohet protesta e sotme nga droja se forcat ushtarake dhe ato të policisë do të përpiqen që ta shpërndajnë.

Në Libi ndërkohë, gazeta njofton se protestat vazhdojnë në qytetin e Bengazit, por ende nuk ka shenja të tyre në kryeqytetin e vendit, Tripoli.

E përditshmja Times e vë theksin tek reagimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes 'brutale' që iu bë protestave në Bahrein.

Protestat shkruan gazeta ishin paqësore, por të enjten herët në mëngjes, policia hapi zjarr dhe përdori gazin lotësjellës.

Kjo gazetë raporton dhe për protestat në Libi dhe në Jemen, ku sipas gazetës, dhuna është intensifikuar.

Protesta në Sana, sipas gazetës, ishte më e dhunshmja që nga fillimi i trazirave të frymëzuara nga rrëzimi i Hosni Mubarakut, javën e shkuar.

Financial Times analizon dhe arsyet pas mungesës së protestave në një tjetër vend të Lindjes së Mesme, me një regjim shtypës e korrupsion endemik, në Siri.

Në 4 shkurt, kur në faqet e Facebook-ut ...u bë thirrje për zhvillimin e një 'dite zemërimi' në Siri, të pranishëm në rrugë ishin vetëm pjesëtarët e shërbimit sekret.

Ka nga ata që thonë se sirianët ziejnë nga zemërimi brenda vetes, por është e vështirë të zbulohet se çfarë mendojnë vërtet sirianët, shkruan gazeta.

Ata që duan të shohin ndryshime ndërkohë, po ndjekin zhvillimet dhe po presin.

"Ne thjesht po përpiqemi të mbijetojmë," i ka deklaruar gazetës një aktivist për të drejtat e njeriut. Pas zhvillimeve në Egjipt dhe Tunizi, sipas tij, ka shpresa "për herë të parë pas 5-6 vjetëve".

Times shkruan se protestat në Bahrain kanë vënë në rrezik zhvillimin atje të garave me makina të Formula Njëshit.

Ekipet e Formula Njëshit, shkruan gazeta, priten të mblidhen gjatë 24 orëve në vijim për të debatuar nëse duhet ta bojkotojnë garën e cila planifikohet tlë zhvillohet në 13 mars".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>